Vetëm pak minuta më parë një 57-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një pallati në lagjen “Bishanake” në Fier. Ajo është Rajmonda Gjondedaj 57-vjeç, e cila është hedhur nga një pallat pranë zonës së ETC-së ndërkohë që nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje por mendohet se ajo ka qene në gjendje të rëndë depresioni. 57 vjecarja është dërguar menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Fierit dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rënde për jetën.
Detaje:
Më datën 21.02.2017, ora 12:20, në lagjen “Bishanakë” Fier, dyshohet se në kushtet e depresionit është hedhur nga kati i tretë i banesës shtetësja R.Gj, 57 vjeçe e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë për jetën. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post