01:57 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“59 minuta me Lulzim Bashën”, Xhafkës i del më mirë se ç’e priste vizita te kreu i PD-së

10:20 | 29/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“59 minuta me Lulzim Bashën”, Xhafkës i del më mirë se ç’e priste vizita te kreu i PD-së

“59 minuta me Lulzim Bashën”, kështu e ka titulluar takimin e tij gazetari dhe aktivisti Agim Xhafka. Duke folur nga ideja që priste të gjente e deri te ajo çka gjeti në zyrën e Bashës, Xhafka është ndalur në një rrëfim të gjatë.

59 MINUTA ME LULËZIM BASHËN.

Që prej një jave kisha fiksuar një takim me kryetarin e PD-së. Do e bëja më dt 27 dhjetor ora 10 e 30. Para se të shkoja tek zyra e tij piva kafe me ca shokë të mij dhe u kërkova të më sugjeronin ca piketa pér bisedën që do bëja. E nisën idetë varg.
-Të japë dorëheqjen,-më tha Toni.
-Të tregojë marrëveshjen me Ramën,-sugjeroi Mondi.
-Kur të thotë datën e protestës së ardhshme mundësisht të përcaktojë vitin,-foli Edi.
-Mos i thuaj asgjë nga këto. Kërkoi që të shkojë te burgu 313 e të shohë cilët janë kriminelët më të shquar. Ata t’i vendosë te lista e ardhshme per deputetë e fitoren e ka në xhep,-tha i nxehur Gazi.

Me kaq ngarkesë që mora ika në takim pak i nxehur. Por u zbuta si fillim kur takimi nisi fiks në orën e caktuar. Sa hyra tek zyra e tij dhe i dhashë dorën pashë që ishte shumë i gjatë. Unë,plot 1,8 metër dukesha si Braçe para Tom Doshit. Prapë një gjatosh do na vijë kryeministër,mendova në çast e u dëshpërova se më erdhi ndër mend rrenat që na vijnë nga lart.
Pashë zyrën aq të pastër e të bukur dhe i thashë:

-Të isha si ju nuk do luftoja për pushtet. Se kjo zyrë është më e bukur se ajo ne qeveri.
Më pas erdhi kafja,përshëndetjet e rastit dhe shpjegimi që ai bëri për mua rreth çdo pyetjeje që i drejtova. U ndjeva si me një të njohur të vjetër. Se ai fliste,por dhe dëgjonte. Jo pak herë pérmendi se kishte bërë gabim këtë dhe atë. Nuk gërthiti,nuk më ndërpreu e sa herë doja të largohesha më lutej,rri dhe pak.

Normal që në takime të tilla njeriu bën krahasim me rivalin e tij. Unë i bëj më konkrete se Ramën e njoh më mirë. Në gjatësi ai ia kalon pak Bashës,por Luli ka pérparësi arsimin,rininë,maturinë,seriozitetin dhe përgjegjësinë. Nuk janë pak,është një mal me perparësi.

Dhe kur i pëmenda marrëveshjen e majit,pashë që i hypi një trishtim në fytyrë,që lexohej si thyerje besimi. Kuptova që kishte pasur mirëkuptim në dorën që shtriu,por ja që ia kafshuan gjithë gishtat. E sa herë fliste për këtë temë fërkonte duart,sikur donte të mjekonte plagët e atij maji.

Zyra e Bashës ishte tamam perëndimore. Në lartësi e në ndriçim. Atje u ndjeva si një bashkëpunëtor i tij,pa qënë në partinë e tij. Kam besuar përherë tek lëvizjet që ka bërë. Me aq pak deputetë arriti të njoftojë globin se qeveria shqiptare është ngritur mbi krimin dhe mbi oligarket që po blejnë krejt institucionet.

Por lexova vullnet e seriozitet,këmbëngulje për të mos u dhënë para mashtrimit e kërcënimit. Në fund nuk rashë dakord me termin kamikaz që shprehu për ca ndihmës të Ramës. Se unë ata i emértoj bajga e ajo edhe po shpértheu si kamikaz nuk të vret,veç të ndot.

Takimi zgjati plot 59 minuta. Ishin shumë,m’u dukën pak. Erdha cazë i nxehur dhe u largova i zjarrtë se Luli do jetë Lulëzim vitin që po hyn dhe unë me plot si unë do jemi bashistë…E sigurt.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: Bashalulzim bashatakimzyre
Pas

Fjalët thumbuese të Ramës për Bashën: Thotë atë që nuk mendon dhe mendon atë që nuk e thotë!

Para

Kryemadhi kërkon mbështetjen e skraparlinjve: Ku gaboi Ilir Meta!

Para
Kryemadhi kërkon mbështetjen e skraparlinjve: Ku gaboi Ilir Meta!

Kryemadhi kërkon mbështetjen e skraparlinjve: Ku gaboi Ilir Meta!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.