03:16 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

590 mijë USD abuzime, KLSH i kërkoi Ramës shkarkimin e Manastirlliut

14:10 | 13/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
590 mijë USD abuzime, KLSH i kërkoi Ramës shkarkimin e Manastirlliut

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar (në vitin 2016) kryeministrit Edi Rama, shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Qendrës Spitalore Nënë Tereza, znj. Ogerta Manastirlliu, e cila u emërua sot ministre e Shëndetësisë.

Ky propozim erdhi pas një kontrolli që zbuloi se drejtoresha Manastirlliu kishte shpenzuar rreth 795 mijë dollarë duke lidhur dy kontrata mirëmbajtje me kompani private shqiptare për disa aparatura mjekësore që ishin sjellë në Shqipëri në përdorim nga kompania ‘Siemens’.

Por audituesit kanë zbuluar se sipas kontratës fillestare të QSUT-së me ‘Siemens’, i takonte vetë QSUT-së të realizonte mirëmbajtjen.

Dokumentet kanë zbuluar se drejtoresha Manastirlliu i ka dhënë dritë jeshile, hapjes së një tenderi për mirëmbajtjen,  duke nënkontraktuar dy kompani shqiptare në vlerën e 795 mijë dollarëve. Ndërsa dëmi neto i konstatuar nga KLSH-ja është në vlerën e 590 mijë dollarëve.

Për rrjedhojë audituesit kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës:

I rekomandojmë Kryeministrit të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore nga “Vërejtje” deri në “Largim nga detyra” për zj. Ogerta Manastirlliu me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Për arsye se në tenderin me objekt dhënien e shërbimit të “Mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore” zhvilluar në vitin 2014 nga MSH, nuk ka bashkëvepruar me të, për të saktësuar se ky shërbim, është përcaktuar të bëhet nga QSUT. Si rezultat i këtij veprimi/mosveprimi, QSUT rezulton të ketë shpenzuar fonde publike pa efektivitet deri në përfundim të auditimit në vlerën 59 milionë e 751 mijë lekë (590 mijë USD).

Raporti i KLSH-së ndër të tjera ka zbuluar se dhe sistemi elektronik i përdorur në QSUT, për regjistrimin e kartelave ka mangësi të shumta duke krijuar hapësira për abuzime dhe favorizime, sidomos të listës së ilaçeve të regjistruara për përdorim.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit thekson se për vite me radhë QSUT-ja nuk ka mbajtur regjistra për trajtimin e hermodializës dhe të dhënat janë kontradiktore. Mbi këto të dhëna, qeveria vendosi më pas ta jepte me koncension këtë shërbim. / HashtagAL

Ministrat e rinj: Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu dhe Eduart Shalsi

 

Pas

Pas drekës me Lu, Basha drekon me ambasadorët e Bashkimit Europian

Para

Erik Mehmeti ka ditëlindjen, urimi special i Bes Kallakut: Baftjar gëzuar ditëlindjen dhe 8 marsin të keqen vëllai (VIDEO)

Para
Erik Mehmeti ka ditëlindjen, urimi special i Bes Kallakut: Baftjar gëzuar ditëlindjen dhe 8 marsin të keqen vëllai (VIDEO)

Erik Mehmeti ka ditëlindjen, urimi special i Bes Kallakut: Baftjar gëzuar ditëlindjen dhe 8 marsin të keqen vëllai (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.