Policia filipinase ka vrarë plot 5900 persona në 5 muaj nën urdhrat e presidentit Rodrigo Duterte. Këto ekzekutime janë bërë në emër të Luftës nda Drogës.
Duterte deklaron se ai nuk është vrasës, pavarësisht numrit të madh të të vdekurve për shkak të politikës së tij të ashpër. Presidenti u shpreh për gazetën vendase Phil Star se këto aksione të policisë ndaj përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës nuk do ndalonin as për festat e fundvitit, nëse situate vazhdon të jetë e njëjtë.
“Janë kryer shumë vrasje dhe ekzekutime. Doni që çdo gjë të përfundojë? Është e thjeshtë. Ndaloni përdorimin e drogës. Ndaloni atë që të kalojmë Krishtlindje dhe Vit të Ri në paqe”, është shprehur Duterte.
Policia kombëtare filipinase raporton se deri më tani janë kryer 5927 ekzekutime ndaj personave që kanë pasur lidhje me drogën, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti.
Kjo politikë e ashpër e Dutertes në fakt është paralajmëruar që para se ai të vinte në pushtet në maj, pasi një nga pikat kryesore të politikës së tij ishte pikërisht lufta ndaj drogës.
Rreth 60 mijë të varur pas drogës në Filipine u dorëzuan në korrik të këtij viti përpara qeverisë, fill pas urdhrave të Presidentit për të vrarë çdo përdorues ose shpërndarës droge.