Ministri i shkarkuar i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës për shtyp, një orë pas lajmit për shkarkimin e tij. Rreth një vit pas emërimit të tij në postin e Ministrit të Drejtësisë.
Këto akuza të ashpra është hera e parë që bëhen nga një zyrtar i koalicionit qeverisës që zëvendësoi Nasip Naçon, i cili u largua pa zhurmë.
Bëhet fjalë për gjashtë akuza të rënda, ndër të cilat: Klement Balili dhe moskapja e tij, shfrenimet e ministrave me dashnoret e tyre në hotelin e Balilit, Endri Fuga, kërkesa e ndërkombëtarëve për shkarkimin e Tahirit dhe presionet e Ramës që gjatë verës për shkarkimin e tij, tenderat.
1. Klement Balili
Çfarë kam thënë unë? Të arrestohet Klement Balili! Ju thoni “kokë turku”, dikush më thotë “kokë greku”. Me këtë çështje unë kam qenë shumë i qartë, unë e kam votuar kronologjinë e Ministrisë së Drejtësisë, çdo gjë ka qenë brenda ditës. Ka vetëm një datë, 17 maj 2016, kur Ardian Çipa, shefi i Interpolit ka informuar se ndaj Klement Balilit ka urdhër ndërkombëtar. Që nga ky moment duhej arrestuar. Unë nuk akuzoj askënd. Ky është fakti. Po sigurisht se policët flenë te “Santa Quaranta”. Nga Data 17 maj ky person duhet të ishte arrestuar, asgjë tjetër.
2. Ministrat me dashnore tek “Santa Quaranta”
Dhe unë e di pse nuk është pa shkak i asiocimit tim mne emrin e Klement balilit në Tiranë. Ndërkohë që në Santa Cuaranta Ministrat e Ramës flinin me dashnoret. Kam marrë përgëzime nga partnerët për ccështjen e kanabisit. Kryeministri priste dorëheqjen që nuk kam për ta dhënë ndonjëherë. Nuk kisha pse e jepja pasi kam bërë asnjë krim. Drejtorat e policisë hanin dhe pinin te Santa Quaranta! Më thoni një zyrtar të dytë që e ka thënë këtë.
3. Leja nga Endri Fuga
Sigurisht me ministrin Rama ne nuk kemi debatuar për çështje personale, por ligjore. Ç’kam patur i kam thënë, i kanë aty të regjistruara, nëse i kanë fshirë është tjetër gjë. Unë nuk i kam borxh askujt. Që ga dita e parë kryeminiistri Rama i ka bërë presion Metës për të më shkarkuar, më kanë kërkuar të mos flasë pa lejën e Fugës. Pra po fole pa lejën e Fugës, shkarkohesh. Ky është mesazhi i Kryeministrit. Po fole pa leje shkarkohesh.
4. Shkarkimi i Saimir Tahirit
Çfarë kam thënë unë? Të arrestohet Balili, drjetorët e policisë hanin e pinin te Santa Quaranta. Unë nuk kisha ndonjë kompleks. Ramës i është kërkuar shkarkimi i ministrit të tij të Brendshëm, i kanë kërkuar shërbimet partnere, dhe jo timin. Ai duhet të ishte i shkarkuari, jo unë, i di mirë arsyet ai. Është kollaj t’i kërkosh ministrit pse flet pa leje. Ja pra, këto janë historitë. Unë i kam thënë. Jam tërësisht i qartë dhe i përgatitur për çdo lloj skenari. Nuk kam bërë kurrë kompromis në raport me të vërtetën dhe me profesionalizmin.
5. Presioni i Ramës ndaj Metës për shkarkimin
Që prej verës së kaluar, kryeministri ka harxhuar kohë, për të bërë presion që të më shkarkojë dhe ajo që tha është se unë flas pa lejen e medias. Ministri ka një status kushtetues në këndvështrimin tim. Nuk dua ta bëj personale sepse nuk kemi gjë personale. Po fole pa leje shkarkohesh, po guxove të reagosh, shkarkohesh, po nuk fole në media je burri i mirë. Të rrimë urtë, të mos flasim, të fitojmë ndonjë tender. Jam i nderuar që kryetari i parlamentit mbetet në anën e Kushtetutës.”, u shpreh fillimisht Manjani.
Presioni për largimin tim u shtua ditën që kam bërë deklaratën për kanabisin. Përhapja e kanabisit është fakt. Shtyu në rradhë dy ministra që të flisninkundër meje. Që pas asaj situate është shtuar presioni ndaj Metës për largimin tim.
6. Tenderat
Oponencat e mia, por edhe të paraardhësit tim Nasip Naço kanë qenë më të ashpra. Se si pa tender jepeshin shumë 400-1 milion euro me demek për shërbime avokatie, të cilat Nasip Naco i refuzoi edhe unë dhe e dini cila ishte përgjigja, ta heqim Avokaturën e Shtetit nga varësia. Dhe kur kam bërtitur nga koncesionet, pikërisht në emër të kësaj oponence kam bërtitur.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post