15:12 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

6 burrat që ishin në politikë nga 91-92-shi, janë në 2017-ën, e do të jenë

20:06 | 30/05/2017
në Te Gjitha
0
6 burrat që ishin në politikë nga 91-92-shi, janë në 2017-ën, e do të jenë

Nga Afrim Krasniqi

Ishin, janë dhe do jenë! E nisën jetën parlamentare më 1991-1992 dhe vijojnë të kenë mandate parlamentare edhe më 2017-2021. Vetëm 6, tre të majtë dhe tre të djathtë. Berisha, Ruçi e Shehu nga 1991; Majko, Ulqini dhe Shehi më 1992. Ruci ka bërë një ndërprerje më 1996, Berisha pa ndërprerje, Shehu bëri shkëputje më 2001 dhe 2013, Ulqini pati një ndërprerje në mandatin e parë të Ramës dhe Shehi gjithashtu me disa vite ndërprerje pas ndarjes nga PD. Por kanë mbetur në lojë dhe sot janë drejtues në parti ose aktiv në politikë.

Bilanci i jetës së tyre parlamentare? Bilanci i efektiviteti dhe dobisë publike që kanë sjellë? Me siguri, secili lexues ka opinionin e tij, – siç edhe ne. Dhe nuk është bardh e zi, por diçka e mesme, siç është vetë tranzicioni 27 vjeçar, ku gjashtë burrat e mësipërm mbijetuan shpesh duke kaluar rrugë në të cilat nuk do të donin të kishin shkelur dhe për të cilat nuk do të donin të flisnin as sot dhe as mot. Njëri njihet për aftësinë të mbajë grusht partinë, tjetri të mbijetojë përmes krizave, tjetri për të administruar pushtetin edhe kur ai i ikën me vrap, tjetri për të imituar shefat politikë, tjetri për të punuar jashtë vëmendjes publike, tjetri për të folurën popullore, – secila aftësi e zgjedhje personale, por që në fund të fundit është e vështirë për të kuptuar nëse janë cilësitë e duhura për të mbetur gjithmonë në krye dhe për tu imponuar si modele politike.

Model për brezin e ri? Me siguri secili mund të ketë mbështetësit e tij, por një detaj vlen të theksohet: ata që lindën ditët kur këta hynë në parlament u rritën, shkuan në shkollë, në universitet apo emigrim, sot me siguri janë prindër, kanë fëmijë për të rritur dhe po me siguri janë ende në dilema të mëdha nëse e shohin të ardhmen e tyre këtu. Ata janë në dilemë, kurse KETA jo, nuk kanë dilemë, në parlament ishin dhe në parlament janë, natyrisht me votat e prinderve tane, tonat dhe ka mundesi edhe te femijeve tane…

Fotografia e Afrim Krasniqi

 

 

Etiketa: afrim krasniqi
Pas

“Basha nuk di të bëjë punë për qytetarët, demokratët nuk duhet t’ia besojnë votën me tifozllëk”

Para

Largoi Topallin, Patozin, Boden… Basha: Askush brenda PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes

Para
Largoi Topallin, Patozin, Boden… Basha: Askush brenda PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes

Largoi Topallin, Patozin, Boden... Basha: Askush brenda PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

SHBA rrëzon programin bërthamor iranian, njofton Sekretari i Mbrojtjes

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.