Flakët e zjarrit që përfshinë 6 javë më parë fushën e përpunimit të mbetjeve në Fier më në fund janë shuar, dhe tymi është larguar nga zona mëngjesin e kësaj të diele. Pas një pune intesive vatrat e zjarrit janë shuar, ndërkohë që një tjetër problem del në skenë për qytetarët fierakë.
Nga zona të ndryshme të qytetit raportohet se nuk po mblidhen mbetjet nga koshat e plehrave, për shkak se nuk kanë se ku të depozitohen, pasi inceneratori nis nga puna vetëm në fund të muajit Gusht.
Shumë prej banorëve të zonave përrreth vendit të fushës së mbetjeve, braktisë shtëpitë e tyre, ndërsa kanë nisur të rikthehen sot për të bërë të mundur pastrimin e godinave.
Pavarësisht se situata u konsiderua nga katastrofë mjedisore, ky tymi përfshiu të gjithë qytetin, asnjë prej banorëve të zonave nuk u ngritën në protestë kundër institucioneve të qeverisjes lokale apo qendrore, duke iu nënshtruar në këtë mënyrë fatit të tyre.
(E.K/Faxweb.al)