6 drejtues në 9 muaj, ky është mallkimi i kadastrës së Vlorës që ka ndërruar drejtuesit më shpesh sesa çdo institucion tjetër. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se sot është vendosur në krye Viola Hima.
Hima ka nis punën në kadastër para 4 muajsh. Në rolin e nëndrejtores, sot komnadohet si drejtuese e kadastrës, pas largimit të eprorit të saj.
Vitin e fundit kadastra ka ndërruar 6 drejtues, jo më shumë se 3 muaj është mbajtur roli i drejtuesit. Shkak i ndryshimeve në kadastër vijon të mbetet dosja e tokave në Jalë, pas të cilës fshihen interesa të mëdha, pasi është një nga më të lakmuarat.