Parukjeri është ai personi që ju dëgjon të gjitha ankesat dhe dëshirat e çmendura. Ah sa shumë ka dëshirë që të nisë të ulërasë disa të vërteta dhe ju të bindeni e të mos dërdëllisni më kot. Por jo, ai/ajo nuk e bën këtë, pasi është i/e përqëndruar tek gërshërët dhe tharësja që ka në duar. Mirëpo “Instyle.al” ka zbuluar pesë këshillat që parukjeri juaj ua mban top sekret.
Nuk duhet të presësh flokët çdo gjashtë javë
Është komplet një mit! Nëse i ke prerë flokët përpara gjashtë javëve dhe i ke trajtuar me produkte tëmira, nuk ke nevojë t’i presësh çdo gjashtë muaj. Sipas parukjerëve, ju duhet të prisni flokët vetëm 1 ose 2 herë në vit. Ndaj bëhuni të zgjuar dhe qëndroni larg gërshërëve.
Nëse jeni të pasigurt për ndryshimet, merre me qetësi
Mos merrni vendime të nxituara, mendojeni mirë atë prerjen drastike të flokëve. Pasi mund t’ju duhen gjashtë javë, gjashtë muaj apo edhe gjashtë vjet për t’i rikthyer flokët në gjendjen e mëparshme. Ndaj nise gradualisht, duke i shkurtuar pak nga pak, është një udhëtim shumë i gjatë!
Duhet më shumë se një takim me parukjerin për të realizuar ngjyrën e duhur
Ngjyra e flokëve është një shkencë më vete! Ndaj ai ndryshimi i ngjyrës së flokëve do disa seanca të mirë për tu realizuar.
Merr me vete foto që të pëlqejnë dhe nuk të pëlqejnë
Fotografitë ndihmojnë gjithmonë! Janë një shembull i qartë, i asaj që doni të realizoni, ndaj ku ka më mirë se të flasë vetë foto.
Gjej parukjeren e duhur
Parukjerja jonte nuk është armike. Është shumë e rëndësishme të keni shumë besim tek ajo që i besoni flokët. Ndaj mos reshni së kërkuari parukjeren e shpirtit tuaj binjak. Do të gjeni paqen e shpirtit tuaj!