Një varkë me emigrantë të paligjshëm turq u mbyt pranë brigjeve greke, ku gjashtë vetë vdiqën, ndër të cilët janë tre foshnje.
Në anijen që udhëtonte pranë ishullit grek të Lesbos, raportohet se kishte gjithsej 16 njerëz, të gjithë qytetarë turq. Nëntë prej udhëtarëve u shpëtuan dhe një person u shpall i zhdukur.
Autoritetet raportojnë se anija ka transportuar ilegalisht njerëzit. Sipas Gekhan Gerguluarslan, anëtar i këshillit bashkiak të Ayvalikut prej nga ishte nisur varka, ata ishin pasues të lëvizjes “Gylen” e po arratiseshin për në Greqi.
Qeveria turke e bën këtë lëvizje përgjegjëse për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016 deri tani janë arrestuar dhjetëra-mijëra pasues të predikuesit Fethullah Gylen. Afro 130.000 punonjës civilë janë pushuar nga puna nën akuzën se janë ndjekës të Gylen, e zakonisht kjo është shoqëruar edhe me anulimin e pasaportave të tyre.
(M.Q/Faxweb)