Rreth një javë pas lajmit të shembjes së tre kateve të pallatit të lartë në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, i biri i biznesmenit Enver Shala ka denoncuar gjetjen e 6 kallëpëve tritol në katin e 18-të të banesës.
Pavarësisht se pjesë e konstruksionit nuk shkaktuan lëndime në njerëz, nuk ka pasur të shoqëruar, ndonëse kompania e ndërtimit e ka për detyrë të marrë masa për të shmangur incidente të kësaj natyre.
Menjëherë pas ngjarjes, u mësua se biznesmeni i ndërtimit që ka këtë objekt është proceduar disa herë penalisht, ndërsa godinat e ndërtuara prej tij janë bërë objekt i diskutimeve ligjore dhe administrative për shkak të cënimit të ligjeve në fuqi dhe rrezikshmërisë së paraqitur për shkak të mosrespektimit të kateve të lejuara.
Pas denoncimit të bërë së fundmi nga i biri, policia ka konstatuar në vendngjarje 3 kallëpë tritol në dy kollonat e betonit në katin e 18-të.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi:
Më datë 23.02.2017, rreth orës 11:00, shtetasi E.Sh. 19 vjeç, banues në Tiranë, njofton se, në lagjen Nr.13 (Shkëmbi i Kavajës), Durrës, në katin e 18-të të godinës 20- katëshe në pronësi të babait të tij, kishte konstatuar 6 kallëpë të dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në objekt dhe rezultoi se në dy kollonat e betonit ne katin e 18-të (të pa përfunduar) gjendeshin të vendosura nga 3 kallëpë, të dyshuar më lëndë plasëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)