Në portin e Barti janë kapur kilogramëve heroinë e ardhur nga Shqipëria. Policia italianee kapi lëndën narkotike në Portin e Barit pasi po transportohej nga një shtetas shqiptar me iniciale A. T.
Shtetasin shqiptar po e transportonte dorgën me një makinë që kaloi nga Durrësi, është bërë shkak për nisjen e hetimeve në lidhje me ngjarjen.
Hetuesit kanë thënë se automjeti është skanuar me pajisjet përkatëse në dalje nga porti i Durrësit, por lënda narkotike nuk është zbuluar nga ky port.
Sipas policisë italiane droga është gjetur në një automjet “Volkswagen”, i cili ishte nisur nga Durrësi në orën 23:00 të së dielës me tragetin Durrës-Bari. Automjeti ka kaluar pikat e kontrollit në portin e Durrësit dhe është imbarkuar në traget, por në mëngjes droga është zbuluar gjatë kontrollit nga policia italiane.
Sipas Panorama vetëm gjatë periudhës shkurt-mars 2017 nga porti i Durrësit rezulton të kenë kaluar në Itali ngarkesa mbi 10 tonë kanabis.
HETIMET
Pas kapjes në portin e Barit me sasinë e heroinës, shtetasi që drejtonte automjetin është arrestuar në flagrancë. Ai më pas u mor në pyetje në polici në lidhje me ngjarjen. Mësohet se gjatë dëshmisë së tij, i arrestuari ka pohuar para hetuesve të policisë italiane se e kishte marrë drogën në qytetin e Elbasanit, raporton Panorama.
Shtetasi shqiptar ka thënë se detyra e tij ishte ta dërgonte “mallin” deri në Itali dhe më pas nuk dinte çfarë do të ndodhte, pasi është kapur nga policia. Për këtë rast pritet që autoritetet policore shqiptare dhe prokuroria të komunikojnë me palën italianë për të sqaruar rrethanat e kalimit të lëndës narkotike nga Shqipëria nëpërmjet portit të vendit tonë.
Burimet nga hetimi thanë se telefonat celularë të shqiptarit të arrestuar po ekzaminohen për të zbardhur gjithë kontaktet e tij. Po kështu është duke u verifikuar pronësia e automjetit në të cilin ishte fshehur lënda narkotike.
Nga ana tjetër, pritet që i arrestuari me akuzën e trafikut të drogës të merret në pyetje përsëri në lidhje me mënyrën se si ka arritur të kalojë në portin e Durrësit. Hetime pritet të zhvillohen edhe në Elbasan, ku i arrestuari ka thënë se mori lëndën narkotike.