Në portin e Durrësit janë kapur nga policia 6 kilogramë heroinë. Sasia e heroinës u sekuestrua në portin e Durrës dhe për këtë u arrestua një 26-vjeçar, Berald Ismaili. Gjatë kontrollit të bërë, 26-vjeçari tentoi t’i largohej policisë. Heroina ishte e ndarë në 6 pako të cilat i riu i kishte fshehur në trup. Policia e Durrësit sqaron se u arrit që i riu të kapet brenda rrethimit tëportit ku edhe u zbuluan.
Sipas autoriteteve, lënda narkotike kishte si destinacion Barin. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (J.V/Shuplaka)