Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në ‘Fax News’ ka folur mbi ngjarjen më të bujshme të kësaj jave atë të sekuestrimit të 613 kg kokainë në Durrës.
Goxhaj tha se është vetë kryeministri Rama i implikuar në këtë trafik dhe për këtë ai parashtroi disa dokumente.
Ai tha se janë 7 burime nga të cilët merr informacione kryeministri se çfarë ndodh në doganat shqiptare. Duke treguar të dhënat me grafik se si ishte 10-fishuar importi i bananes në Shqipëri në vitin 2016, dhe ai nuk kishte kërkuar informacion se çfarë po ndodhte, pasi ishte e pamundur që të rritej me 10-fish konsumi i bananes.
Kryeministrit i kanë ardhur tre vjet rresht për masën 10 herë më të madhe bananes, ndërsa dihet se nëpërmjet kontenjerëve lëvizen gjerësisht sasi droge por nuk ka bërë asgjë, tha Goxhaj.
“Si funksinonte mekanzimi se si informohej kryeministri se çfarë ndodhte në doganat shqiptare? Më rezultoi se ishin 7 burime që informonin kryeministrin se çfarë hynte në dogana, në kryeministri raportohej edhe nga ministria e Financave, drejtoria e pastrimit të parave, po ashtu edhe drejtoria e policisisë raportone tek kryeministri.
Ndërkohë që INSTAT ka raportuar rregullisht në kryeministri për këto të dhëna. Këto të dhëna të marra nga INSTAT-i ka botuar revista Monitor. Importet totale nga Kulumbia në 2016 shkojnë në 8 miliardë lek. Ky informacion i ka shkua Edi Ramës, ky kryeministër kishte informacionin e INSTAT. Pra nga Kolumbia qënka rritë importi i bananeve, qënka 10-fishuar në 2016. Këto drejtori që ka kryeministri Iikane treguar një pazakonshmëri si shkoi për lart banania kolumbiane”, tha Goxhaj.
Gjithashtu avokati tregoi dhe një studim të vitit 2015 të financuar sipas tij nga Fondacioni Soros ku në vitin 2015 vihej në pah rreziku që ekzistonte që nga Kolumbia të trafikohej kokainë në Shqipëri. Ai tha se Kolumbia në këtë studim përmendet 15 herë. Por, i njëjti studim në vitin 2016 e përmend vetëm 3 herë Kolumbinë dhe e zhduk fare në studimin e vitit 2017 si rrezik nga ku mund të vinte drogë në Shqipëri.
Kemi në vitin 2015 që quhet vlerësimi i krimit të organizuar nëShqipëri I financuar nga Sorosi. 15 herë përmendet Kolumbia si rrezik i importit të kokainë, ndërsa në vitin 2016 përmendet vetëm dy herë Kolumnia dhe përmendet vetëm për Xirakën. Ndërsa në studimin e 2017 zhduket fare nga studimi. Ai tha se ky fondacion proklamon legalizimin e kanabisit.
“Dokumenti në 2015 e përmend 15 herë Kolumbinë si potencial i rrdhjes së kokainës, ndërrsa prap në 2016 Kolumbia përmendet vetëm tre herë, në 2017 I njëjti studim, jepet zero e dhënë.”, tha Altin Goxhaj.
Një tjetër gjë e rëndësishme e studimit për avokatin ishte edhe ai që shpjegon se çfarë do të ndodhte me drogën e Koumbisë pas paqes që do të bëhej atje me komunistët e FARK.
Sipas studimit rezultonte që ndër mafiet që do të merrnin kontrollin përmendej edhe mafia shqiptare.
“Studimi e shpjegon që mafi e parë që është konkurenti i parë është sinaloa kartel, e dyta është është mafia në Brazil, pastaj kemi Venezuelën, së katërti kemi Ndragetën me mafien shqiptare dhe serbe. Pra edhe mafia shqiptare mund të marrë kokainën kolumbuiane, tani Sorosi bën në fillim një studim të mirë, e përmend 15 herë Kolumbinë. Ky e harroka 2016 dhe 2017 Shqipërinë, Kryeministrit i vijnë studime nga 2016, 2017 dhe 2018 dhe nuk i kishin marrë masat dhe kapën shoferin, por jo ato që lëvizin”, tha ai.
Altin Goxhaj tha se këto të dhëna ditën e nesërme do ti çojë në Prokurori. Ai tha se Prokuroria duhet të hetojë se përse nuk ka reaguar qeveria shqiptare ndaj 10-fishimit të importit të bananes dhe lëkurëve, duke shtuar se edhe kur reagi arrestoi një shofer.
“Këto letra do ti çoj në prokurori nesër përsë qeveria nuk u shqetësua kur i kishte infiormacionet se është 10-fishuar importi i bananes dhe lëkurës. Në momentin që merr 10-fish mall, ku shitet mall?. Kjo banane ishte vrimë e zezë, ku shkoi. Kjo qeveri e fshehu këtë të dhënë që fillio të zhdukte të dhënat për Kolumbinë”, tha ai.
Goxhaj nuk harroi edhe kryetarin e PD-së Basha i cili sipas tij i di këto fakte por nuk i përmend, madje ai tha se një pjesë të të dhënave i kishte marrë nga burime të tij brenda PD-së.
(B.H/Faxweb)