20:31 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

6 kushtet, përçarja e rivalëve të Bashës dhe një statut që nuk lejon garë

23:22 | 01/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
ANALIZA e Nazarkos/ Basha është në dilemë zgjedhjesh, kë duhet të besojë?

Nga Mentor Nazarko

Dalja e Astrit Patozit si kandidat i tretë në garë përballë Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit, e vendosin PD-në në një pozitë me të vërtetë të respektueshme në panoramën partiake të vendit.

Tre garuesit kanë profil të lartë publik, një kryetar-ministër dy herë, një ish-kryetar dhe deputet që përfaqëson themeluesit dhe Patozi, ish-kryetar i grupit parlamentar. Në këtë pikë të ngjarjeve në PD, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, përpara rrezikut të ndarjes së PD-së, Patozi i jep dinjitet garës për kryetar dhe e vendos PD-në edhe më para PS-së, në pikëpamje të agonizmit për rolin e kryetarit, një situatë që në PS, për shembull është parë shumë më herët, nga koha e ikjes së Nanos.

Dalja e Patozit në skenë në këtë mënyrë: një ditë para tha se nuk kandidohej, sot tha po; kandidohem, por me gjashtë kushte, megjithatë lë të nënkuptohen disa të vërteta, apo pandehma me gjasë të lartë vërtetësie.

Ky ndryshim i beftë do të thotë se kundërshtarët e Bashës nuk arrijnë të koagulohen rreth një kandidature të vetme. Kundërshtarët, kritikët e tij, etj, nuk dolën afër tij. Patozi nuk krijoi mbështetje paraprake në formën e deklaratave mbështetëse dhe sigurisht nuk ngjan se ka një mbështetje të madhe senatorësh, apo dhe militantësh baze. Pavarësisht se Patozi tha se ka marrë mesazhe mbështetësish, këta nuk janë shfaqur publikisht. Dikush mund të thotë sipas disa paranojave të fundit se mediat e kontrolluara nga Rama mund të favorizojnë Bashën, ndaj kritikët e tij nuk do gjejnë hapësirë publike, senatorë apo të thjeshtë. Kjo është e vërtetë pjesërisht: me gjasë Rama preferon Bashën, por mbi të gjitha një PD të dobët, dhe kësisoj ai është i interesuar në sherrnajë demokrate. Pra, në media do të ketë hapësirë lirie për mendimin kritik ndaj Bashës, më shumë sesa në oborrin e PD-së të dominuar nga shoferë tropojanë, apo në gazetën Rilindja Demokratike.

Kjo mungesë konsensusi tregon qartësisht shkretëtirën në grupe brenda PD-së edhe pas ikjes së Berishës: Imamin nuk e duan ish-ministrat për shembull, ndërsa Topallin e duan fare pak; të gjithë nuk duan Topallin, por mbase të gjithë nuk duan Bashën. E përçarja e tyre favorizon Bashën. Dhe të gjithë kanë frikë të dalin përballë Berishës. Olldashi ngjante sikur krijonte më shumë konsensus, por kjo mbase vinte për shkak të fuqisë financiare që kishte menaxhuar që prodhonte më shumë mbështetje; talentit të tij për të krijuar grup; menaxhimit të fushatës së Tiranës; raportit të mirë dhe klientelar me strukturat; guximit të tij; faktit që ai imitonte Berishën më vendosmërisht sesa të tjerët në përplasje, në sulme ndaj Ramës, e për pasojë një lloj oratorie agresive që nuk e kishin të tjerët, etj. Patozi ngjan me të për oratori, por nuk dihet apo nuk besohet për cilësitë e tjera. Për më shumë nuk mjafton të paraqitet si trashëgimtar i Olldashit që në fund të fundit nuk përfaqësoi ndonjë rrymë mendimi. Ngjarjet kanë lëvizur shumë prej ikjes së tij të parakohshme, që të thuhet se trashëgimia e tij do të jepte këtë apo atë leksion si të silleshe përballë Ramës së sotëm. E ndërkohë nuk dihet, çfarë fuqie përfaqëson Patozi, cilin grup interesi, apo cilat media do të mbështesin atë.

Patozi ka avantazhin e populistit të matur, por që tani është bërë agresiv, dhe mbi të gjitha se nuk është përfolur për korrupsion. Po a do mjaftojnë këto elementë?

Në daljen e Patozit me 6 kushte, që nuk dihet nëse janë të parevokueshëm, domethënë: po ndërrove këto 6 pika, do konkurroj, përndryshe jo, ka dhe elementë të tjerë që meritojnë vëmendje. Patozi ka një kusht që ngjan jo logjik në krahasim me votimet e partive perëndimore: kushtin e largimit të anëtarësisë së regjistruar këtë muajin e fundit. Pse? Në perëndim, për kryetarin nuk votojnë vetëm anëtarët, por dhe simpatizantët e një partie, kësisoj nuk shihet arsye pse këta duhet të përjashtohen.

Database? Epo ky është problemi kryesor që nënvizon Patozi dhe në 5 kushtet e tjera që ngjajnë të gjithë të arsyeshëm: PD-ja nuk ka praktikisht kushte gare, në dokumentat e saj themeltarë, Statutin, etj, ndaj ato duhet të krijohen. Pra, në PD nuk ka mundësi të ketë garë, pse statuti nuk e lejon. Epo atëherë dhe Patozi duhet të kishte folur më parë. Shumë mirë që ndërroi gjuhën sot në emër të bashkimit apo bashkëpunimit me Bashën, por raporti me Berishën është themelor: kritik, apo jo?

Marrë nga Konica.al

Etiketa: mentor nazarko
Pas

“Gramoz Ruçin çojeni në Hagë, jo në krye të Parlamentit”, zbulohet LETRA e ish-të përndjekurve për deputetët

Para

Fluks në Morinë, hyn në fuqi patrullimi i përbashkët i dy policive

Para
Fluks në Morinë, hyn në fuqi patrullimi i përbashkët i dy policive

Fluks në Morinë, hyn në fuqi patrullimi i përbashkët i dy policive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani: Serbia, shteti i vetëm që u shpreh kundër deklaratës së përbashkët

Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Dyshimet e para

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6-të bashki

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin Ajatollah Ali Khamenei

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar, aq më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s’do ta ndalin integrimin

Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

Bashkëpunim kundër krimit –Tiranë, Forumi i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Rajonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.