Kanë mbetur vetëm 6 kutitë e fundit për t’u numëruar në qarkun e Durrësit.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 487 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.
Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.
PS numëron 71086 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 53486 vota.