02:46 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

6 muaj i mbajtur mbyllur në magazinë, lirohet biznesmeni grek. Pengmarrësit kërkonin 100 milionë Euro

11:32 | 02/10/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
6 muaj i mbajtur mbyllur në magazinë, lirohet biznesmeni grek. Pengmarrësit kërkonin 100 milionë Euro

Prej gjashtë muajsh ishte marrë peng, ndërsa policia greke arrin lirimin e tij vetëm gjatë mëngjesit të sotshëm. 

Është fjala për Mihalis Lembidakis, aksioner i Bankës së Kretës dhe pronar i një sërë biznesesh të fuqishme në këtë ishull, ishte marrë peng 6 muaj më parë nga persona ende te paidentifikuar dhe u lirua sot falë ndërhyrjes së forcave speciale të anti-terrorit dhe shërbimeve sekrete greke. 

Biznesmeni 54-vjeçar u gjet i lidhur në një magazinë në afërsi të Rethymnos. Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë u dërgua për një kontroll në spital nën masa të rrepta sigurie. 

Për lirimin e tij pengmarrësit kishin kërkuar fillimisht shumën prej 100 milionë eurosh, por më pas e ulën kërkesën e tyre deri në 18 milionë. Për lirimin e Lembidakis në ishullin e Kretës ishte dërguar një ekip i posaçëm i policisë greke dhe hetimet bëheshin vetëm prej tyre. 

Në ndihmë të policisë ishin vënë edhe shërbimet sekrete, ndërsa në dispozicion të hetimeve ishte vënë gjithë teknologjia e përgjimeve të policisë helene. 

Ndonëse familja Lembidakis është një ndër më të pasurat në ishullin e Kretës, nuk u bë e mundur të mblidhte më shumë se 10 milionë euro, çka duket se nervozoi pengmarrësit, të cilët humbën kontrollin e situatës, çka mundësoi edhe gjetjen e biznesmenit. 

Lidhur me pengmarrjen janë arrestuar 7 vetë, të gjithë banorë të Kretës, ndërsa hetimet vazhdojnë. Në Greqi pengmarrjet e biznesmenëve kanë qenë të rralla, pasi autoritetet greke kanë reaguar shpejtet dhe me efikasitet të lartë.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: biznesmeni grekgreqiMihalis Lembidakispolicia
Pas

Meta takim me Presidentin e Zyrës së Auditimit të Bullgarisë: Bashkëpunimi në fushën e kontrollit dhe auditit

Para

Çako në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, çfarë u diskutua

Para
Çako në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, çfarë u diskutua

Çako në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, çfarë u diskutua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.