Kryeministri Edi Rama ka qenë mbrëmjen e djeshme në studion e gazetares Eni Vasili, ndërsa përballë ka pasur dhe gazetarin Robert Rakipllari, me të cilin ka pasur një debat të fortë.
Në një moment të përplasjes me tyre, Rama i ka kërkuar gazetarit që të kërkonte falje, pasi në të kundërt nuk do ti përgjigjej asnjë pyetjeje në emision, mirëpo Rakipllari nuk e ka pranuar këtë.
Gazetari iu kundërpërgjigj Ramës se ai duhet tiu kërkonte ndjesë shqiptarëve për të gjitha të këqijat që iu ka sjellë qeverisja e tij.
Pjesë nga debati:
Rama: Nuk mundem më, kërko ndjesë urgjent, mos më ndërprit!
Rakipllari: Nuk kërkoj ndjesë fare
Rama: Ky është momenti që ti të kuptosh se ju jeni në një mënyrë jakobine. Unë s’jam kapur asgjëkundi. Mua s’më më thua dot ti je kapur. Bëj çdo pyetje të duash.
Rakipllari: Unë u pyeta, u kapët tek Unaza.
Rama: Kërko falje urgjent!
Eni Vasili: Nuk u ndërpremë shumë
Rama: Stop nuk mundem më. Është e pamundur, nuk përgjigjem më kurrë
Pas kësaj përplasje, Eni Vasili u detyrua që të mbyllte emisionin me pretendimin se nuk kishte më kohë në dispozicion.
Në fakt situata e mbrëmshme e Ramës në Top Channel, është e ngjashme me atë që ndodhi pak muaj më parë në studion e emisionit Opinion, ku Rama detyroi pedagogun Mark Marku që t’i kërkonte falje, pasi në të kundërt do të largohej nga emisioni.
Duket se kjo është një strategji mjaft efikase e përdorur nga kryeministri që t’iu shmanget temave të tilla si ekonomia apo koncensionet, dhe falë frikës së drejtuesve të emisioneve, se nuk do ta kenë më të ftuar, ja ka dalë. Debatet e Ramës në studio janë sipërfaqësore, të mbështetur në një retorikë që nuk i afrohet aspak shqetësimeve të përditshme të qytetarëve.
Situata me Mark Markun ne muajin Dhjetor:
(E.K/Faxweb.al)