Gjashtë persona kanë rënë në prángat e pòlicisë pasi po tentonin të vídhnin një banesë në Tiranë nën kèrcënimin e ármëve. Mes të árrestuarve janë Emel Hajdaraj, Spartak Qoku, Petro Sava, Aleks Kala, Klaudio Metaj si edhe Franci Alimi. Ky i fundit u árrestua disa ditë më parë për trítolin që i vuri një lokali në mes të Tiranës.
Ata u kapën pasi pronari i shtëpisë njoftoi menjëherë pòlicinë. Njëri prej tyre ia ka dalë të árratiset dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi i pòlicisë: Tentuan të vídhnin me dhùnë dhe nën kèrcënimin e ármës, në një banesë, Pòlicia zbardh ngjarjen. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni pòlicor i koduar “Mozaiku”. Vihen në pránga 6 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim. 4 ditë më parë, gjatë operacionit pòlicor të koduar “Eksplozivi”, u árrestua dhe një pjesëtar i këtij grupi.
Sèkuestrohen në cilësinë e provës materiale, árma e zjárrit dhe veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjèdhje, dy automjete, një sasi municioni lùftarak dhe 5 telefona celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Nr. 2 Tiranë, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Frederik Shiroka”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjèdhin me ármë në banesën e shtetasit E. M, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e strukturave për Hetimin e Krímeve të Komisariatit të Pòlicisë Nr. 2, nën drejtimin e Pròkurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni “Mozaiku”, si rezultat i të cilit u bë ekzèkutimi i urdhrave të ndalimit, për shtetasit:
– Spartak Qoku, 30 vjeç, i dènuar më parë për vjèdhje në bashkëpunim, P.S, 23 vjeç, A. K., 28 vjeç, E.H, 25 vjeç, K.M , 33 vjeç dhe A.K, 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim pòlicor dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Franc Alimi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është árrestuar gjatë operacionit pòlicor të koduar “Eksplozivi”, si autor i dyshuar për veprën pènale “Shkatèrrim i pronës me èksploziv”, ngjarje e ndodhur më datë 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tiranë, është bashkautor edhe në këtë ngjarje.
Gjate veprimeve hetimore janë sèkuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë: Një ármë zjárri pistòletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vJèdhje, një sasi municioni lùftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit S. Q. dhe E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. K. (i árrestuar më parë), janë autorë të vjèdhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e vjèdhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona. Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat pènale “Vjèdhja me ármë” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armèmbajtja pa leje”.(A.M/Faxweb.al)