05:56 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

6 RASTET e dhunës pa autorë në fushatë, si po GODITET LSI-ja dhe akuzat mbi Policinë e Shtetit

09:37 | 19/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
6 RASTET e dhunës pa autorë në fushatë, si po GODITET LSI-ja dhe akuzat mbi Policinë e Shtetit

Kur na ndan edhe një javë nga zgjedhjet e 25 Qershorit duket se gjakrat janë nxehur mjaft. Kështu deri më tani e gjithë fushata nuk ka kaluar pa incidente. Një nga Partitë më të dëmtuara në këto ditë duket të jetë LSI, ku 6 raste dhune shënohen në dëm të simpatizantëve të saj.

Duhet thënë se pavarësisht 6 rasteve të dhunës ende nuk ka asnjë person të ndaluar nga Policia që të kenë lidhje me ngjarjet.

Gjithçka nisi në Fier me dhunimin që iu bë një të riu, maturantit vetëm 18 vjeçar Orest Grembi. Dyshimet e para u hodhën ndaj një përfaqësuesi të PS-së, Artan Grembi e megjithatë nuk pati një procedim nga ana e Policisë për të.

Rasti i dytë i dhunës u shënua në Lezhë ku mbeti i dëmtuar rëndë kryeplaku i fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini. Për këtë ngjarje reaguan njëzëri të gjithë drejtuesit e LSI-së, po edhe kjo ngjarje mbetet ende pa autorë.

Ish-kreu i LSI-së Meta u nis drejt Lezhës për të vizituar Gjinin dhe prej andej lëshoi dhe një deklaratë të fortë ku u shpreh se populli do të armatoset nëse policia nuk ndalon kriminelët.

Po ashtu në Berat është dhunuar Krenar Shehu, kreu i LSI në fshatin Gjovoren në Berat. Mësohet se Shehu është dhunuar në lagjen “Uznovë”.  Ai e  ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Beratit.

“Më vunë pistoletën në kokë, më thanë se jeta jote dhe e familjarëve të tu vlen sa një fishek”, ka treguar Shehu për Policinë e Beratit. 

Pas kësaj vetëm dje janë shënuar dy ngjarje të rënda në Fushë-Krujë dhe Pukë. Koordinatori i LSI-së në Fushë-Krujë Blerim Çela, është qëlluar me levë brenda ambjenteve të zyrave të kësaj Partie. Ka qenë Nora Malaj kandidate e Durrësit që ka treguar më shumë rreth ngjarjes.

“Ndodhi te zyrat tona prisnim të bënim mbledhje. Do mblidhnim stafin, ai por priste poshte, u hap dera, hyri i një djalë armatosur, mori levën dhe e gjuajti me levë. I drejtoi armën. 

Nga andej i hipi makinës, i morëm targën, e sollëm me urgjencë. Rast i paprecedentë.

E vetmja gjë i tha çfarë kërkon dhe kaq, i armatosur burri i botës, përballë të gjithve, vjen dhe dhunon në mënyrën më të paturpshme’’, u shpreh dje nga Spitali i Traumës Malaj.

Ndërkohë që ngjarja tjetër e rëndë ka prekur dy gra. Saimira Laçi dhe Romina Kuçi, e para kryetarja e LSI në Pukë dhe Kuci kryetarja e LRI po në Pukë janë dhunuar ditën e djeshme.

Mësohet se ndaj tyre është ushtruar dhunë nga disa persona. Ngjarja bëhet me dije të ketë ndodhur në Fushë-Arrëz teksa ato po udhëtonin me makinë.

Laçi ka treguar se është dhunuar nga eksponentë të rëndësishëm të PS-së. Kuçi njoftohet se ndodhet në spital pas plagëve të marra. 

(E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2185″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

Etiketa: dhunagoditenLSIrastet e dhunes
Pas

71 bimë narkotike mbi shpellën Krastë, ende asnjë i arrestuar

Para

Dy raste kanosje në Gramsh, njëri brenda dyqanit dhe tjetri në lokal kanosen nga përfaqësues të subjekteve politike

Para
Dhunoi aktivistin e një partie politike, kapet 37-vjeçari në Kavajë

Dy raste kanosje në Gramsh, njëri brenda dyqanit dhe tjetri në lokal kanosen nga përfaqësues të subjekteve politike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.