06:07 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

6 senatorë letër sekretarit të shtetit në SHBA: HETONI OBAMËN ka favorizuar qarqet e majta në Shqipëri, Maqedoni…(LETRA)

10:32 | 15/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
6 senatorë letër sekretarit të shtetit në SHBA: HETONI OBAMËN ka favorizuar qarqet e majta në Shqipëri, Maqedoni…(LETRA)

Mesa duket efekti dhe ndikimi i Sorosit nuk është vetëm një ‘’telenovelë’’ ballkanase. Gjashtë senatorë republikanë kërkojnë nisjen e hetimit ndaj Obamës dhe administratës së tij për shkak se akuzohen për ndërhyrje në zgjedhje në disa vende jashtë amerikës. Ndër to përmendet edhe rasti maqedonas dhe ai shqiptar.

Në një letër të drejtuar sekretarit të shtetit të sapozgjedhur Rex Tillerson ata kërkojnë që të nisin menjëherë hetimet. Letra e publikuar në disa media amerikane mban datën 14 mars, pra ditën e djeshme. Në një shrim të ‘’ Freebeacon’’ thuhet se Obama ka shpenzuar paratë e taksapaguesve amerikanë për të mbështetur lëvizjet e majta në disa vende të botës.

Gjashtë senatorët që e kanë firmosur letrën janë: Mike Lee (Utah), Jim Inhofe (Oklahoma), Thom Tillis (N.C.), Ted Cruz (Texas), David Perdue (Ga.), Dhe Bill Cassidy (La.)

Shkrimi i medias amerikane vijon më tej duke thënë se Obama ka bashkëpunuar me Soros përmes fondacioneve që manjati amerikan ka në të gjitha vendet e Europës po edhe Afrikës.

Sipas senatorëve Obama ka mbështetur promovimin e ideve të majta, dhe kjo ndërhyrje në vendet e tjera cënon demokracinë e tyre dhe është e papranueshme.

SHKRIMI I PLOTË:

Ligjvënësit kanë zbuluar biseda të shumta mes diplomatëve të huaj që kanë përshkruar pazaret që janë bërë nga Departameti i shtetit nën administratën e Obamës duke përfshirë përdorimin e fondeve të taksapaguesve për të mbështetur lëvisjet e majta në Maqedoni, Shqipëri, Amerikën Latine dhe Afrikë.

Një pjesë e këtij financimi Departamentit të Shtetit duket se ka shkuar në organizatat e mbështetura nga miliarderi George Soros, sipas letrës së senatorëve Mike Lee (Utah), Jim Inhofe (Okla.), Thom Tillis (N.C.), Ted Cruz (Texas), David Perdue (Ga.), Dhe Bill Cassidy (La.)

Senatorët janë duke i kërkuar Tillerson për të nisur një hetim në shkallë të gjerë në financimin e këtyre përpjekjeve duke përcaktuar saktësisht rolin që ka pasur administrata e Obamës.

Kërkohet gjithashtu shpjegime nga Obama për fondet e taksapaguesve që janë çuar për të mbështetur organizatat që kundërshtojnë presidentin izraelit.

“Gjatë muajve të fundit, zyrtarët e zgjedhur dhe liderët politikë të vendeve të huaja po vijnë me raportë zhgënjyese të rasteve të ndërhyrjes së SHBA-ve në vende e tyre” tha Lee në një deklaratë. “Kjo përfshin raportet e diplomatëve duke u bazuar në preferencat politike, fondet e USAID-it mbështetjen e aktivistëve ekstrem dhe ndonjëherë të dhunshëm politike’’

“Ky lloj i favorizimit politik nga misionet tona në mbarë botën është i papranueshëm dhe rrezikon marrëdhëniet tona dypalëshe,” tha ai.

Senatorët janë duke kërkuar një hetim që do të shqyrtojë “të gjitha fondet që lidhen me promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishikojë programet, llogaritë, dhe shumëllojshmërinë e subjekteve të SHBA-së të përfshirë në aktivitete të tilla.”

Një hetim i tillë mund të hedhë dritë mbi shpërndarjen e fondeve të taksapaguesve për organizatat dhe shkaqet që kanë qëllim të nxisin politikat e majta jashtë vendit.

Letra këmbëngul që Tillerson duhet “të shqyrtojë se si taksat po shfrytëzohen në mënyrë të jashtëligshme për të nxitur politika që përkrahin trazirat politike dhe dëmtojnë përpjekjet për marrëdhënie të mira

“Ne kemi marrë raporte të besueshme që, gjatë disa viteve të fundit, Misioni i Sh.BA ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikën partiake të Maqedonisë, si dhe në formësimin e mjedisit të saj të medias dhe shoqërisë civile, shpesh favorizuar disa grupe politike në krahasim me disa të tjera”, kanë shkruar ata.

Ky aktivitet mbështetet nga USAID dhe Fondacionet e Shoqërisë së hapur shkruajnë senatorët.

“Udhëheqësit e nderuar nga Shqipëria kanë bërë pretendime të ngjashme se diplomatët e SHBA-së dhe të organizatave të Soros po mbështetin qarqe të caktuara në vend’’.

“Herë pas here, udhëheqësit e huaj që vizitojnë Uashingtonin kanë shprehur shqetësime për ne se si fondet e tatimpaguesit amerikanë janë duke u përdorur në mënyrë jo të drejtë në vendet respektive”, kanë thënë ndër të tjera ligjvënësit. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1347″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: 6 senatorehetimiobama
Pas

Rreh keq babain e moshuar, 35-vjeçari nga Ballshi përfundon pas hekurave

Para

Duka: Kombëtarja u deh nga Franca, na mungon grinta në fushë

Para
Duka: Kombëtarja u deh nga Franca, na mungon grinta në  fushë

Duka: Kombëtarja u deh nga Franca, na mungon grinta në fushë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.