11:17 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

6 të vrarë nga të shtënat me armë në shtëpinë e të moshuarve në Kroaci

07:39 | 23/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
6 të vrarë nga të shtënat me armë në shtëpinë e të moshuarve në Kroaci

Një person i armatosur hapi zjarr në një shtëpi të moshuarish në Kroaci të hënën, duke vrarë të paktën 6 persona. Transmetuesi shtetëror HRT tha se një person i armatosur i paidentifikuar hyri në një shtëpi të moshuarish në Daruvar – rreth 130 kilometra në lindje të Zagrebit – dhe filloi të qëllonte.

Të paktën 6 u vranë dhe 4 të tjerë u plagosën gjatë incidentit, tha HRT. Policia tha se ishte informuar për incidentin në orën 10:10 të mëngjesit dhe konfirmoi se i dyshuari kishte hyrë në shtëpinë e të moshuarve dhe kishte përdorur një armë zjarri. “Personi i lidhur me kryerjen e krimit është nën arrest policor”, tha policia në një deklaratë.

Numri i të vdekurve u konfirmua më vonë nga kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili bëri thirrje për një hetim të plotë nga zyrtarët përkatës.

“Ne jemi të tmerruar nga vrasja e pesë personave në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar,” tha Plenkoviç në mediat sociale. Kreu i një institucioni rajonal të kujdesit emergjent, Nenad Mrzlecki, tha për mediat lokale se ekipet mjekësore gjetën 5 të vdekur në vendngjarje dhe 4 të tjerë të plagosur, të cilët u dërguan menjëherë në spitalet lokale.

Një person i gjashtë vdiq më vonë nga plagët në spital. “Ekipet tona janë ende në terren dhe prioritet është t’u ofrojmë të gjithëve ndihmën e nevojshme, pasi kjo të bëhet do të dimë të dhënat e sakta për numrin e viktimave”, tha ai.

Gazeta kroate Jutarnji list e përshkroi të dyshuarin si një “oficer policie në pension 51-vjeç” që vrau nënën e tij së bashku me të moshuarit e tjerë dhe një kujdestare. Daruvar, një qytet me rreth 7,000 banorë, ka qenë prej kohësh një destinacion popullor falë burimeve termale të zonës.

Të shtënat me armë në vendin ballkanik janë të rralla. Vitin e kaluar në Serbinë fqinje, vendi u trondit nga të shtëna masive të njëpasnjëshme, duke përfshirë një masakër në një shkollë në kryeqytetin në Beograd, ku u vranë 10 persona.

Etiketa: kroaci
Pas

Akuza për ryshfet/ Komisioni i Senatit ndërmerr hapat e para drejt përjashtimit të mundshëm të Senatorit Menendez

Para

Netanyahu: Izraeli do të jetë aleat i fortë i SHBA-së, pavarësisht se kush është president

Para
Netanyahu: Izraeli do të jetë aleat i fortë i SHBA-së, pavarësisht se kush është president

Netanyahu: Izraeli do të jetë aleat i fortë i SHBA-së, pavarësisht se kush është president

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diogo Jota përcillet në “banesën e fundit”, Liverpool merr vendimin fisnik ndaj familjarëve të portugezit

Operacion kundër falsifikimit: Arrestohen babë e bir prodhonin dokumente false për emigrim në SHBA dhe BE, procedohet bashkëpunëtori

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.