15:14 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

6 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në terren e angazhuar edhe ushtria

10:03 | 28/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr në Parkun Kombëtar në Theth, kërkohet ndërhyrje nga ajri

 

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 60 forca ushtarake, punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU DIBËR
Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Muhurr Dibër është shuar. Shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur të shuante zjarrin për shkak të terrenit të thyer malor. Pas ndërhyrjes me anë të helikopterit është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e tij.

QARKU SHKODËR
Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Karmë të Pukës. Terreni malor e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve. Në orët e para të mëngjesit janë rindezur disa vatra të vogla zjarri.

QARKU FIER
Në fshatin Kolonjë Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullinj. Në ndihmë të zjarrfikësve të Lushnjes kanë shkuar edhe ata nga Fieri. Nga flakët rrezikohej Manastiri i Ardenicës si dhe antenat e transmetimit të montuara në fshatin Kolonjë. Pas një pune të gjatë të zjarrfikësve dhe të mbështetur nga një helikopter zjarri është shuar.

QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Selckë Dropull ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Banorë të zonës dhe forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Zjarri ka rrezikuar dhe banesat e fshatit. Për këtë është ndërhyrë me anë të helikopterit i cili ka shuar zjarrin.

QARKU LEZHË
Zjarri i rënë disa ditë më parë në sipërfaqen pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Skuraj, Kurbin vijon të jetë aktiv. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar flakët por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të malor nuk kanë arritur ta izolojnë. Ditën e sotme helikopteri dhe disa forca ushtarake po punojnë të shuajnë zjarrin.

QARKU ELBASAN
Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit të rëna në Poroçan, Gramsh. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 15 ha me pyll ahu dhe pishe.

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: qarqetvendzjarret
Pas

A do kesh kurajo të kundërshtosh Ramën? Përgjigjet zëvëndëskryeministrja Seida Mesi (VIDEO)

Para

Ambasadorja gjermane: 2100 kërkesa për punë në Gjermani, azilkërkimi s’është zgjidhje

Para
Ambasadorja gjermane: 2100 kërkesa për punë në Gjermani, azilkërkimi s’është zgjidhje

Ambasadorja gjermane: 2100 kërkesa për punë në Gjermani, azilkërkimi s'është zgjidhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Telefonata mes kryeministrit izraelit dhe presidentit të SHBA-së, zyra e Benjamin Netanyahu-t njofton: Izraeli u përmbajt nga sulmi ndaj Iranit pas bisedës me Trump

12.000 euro të padeklaruara në Kakavijë, 62-vjeçari nga Dropulli nën hetim

Vihen në hetim 2 persona, lirohen dy hapësira bregdetare në Vlorë dhe Sarandë

Trump ndryshon qëndrim për Iranin: Ndryshimi i regjimit nuk është zgjidhje

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

Kapet në flagrancë 20-vjeçari algjerian në Korçë, ndihmonte emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit me Greqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.