Leonard Beqiraj, ish-zv/ministri i famshëm i Ekonomisë për shkak të videos me Dritan Priftin, është kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, e ka vendosur atë të parin në qarkun e Vlorës. Por sa me vend është përzgjedhja e tij si kandidat për deputet, këtë nuk mund ta themi mesiguri.
Në mars të vitit 2010, Beqiraj u bë pjesë e një skandali politik, për shkak të një videoje që u zbulua me Dritan Priftin.
Videoja u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga një ekspert amerikan, i cili mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë.
Eksperti po kërkonte për të zbuluar videon Meta-Prifti, mirëpo arriti të rikuperonte regjistrimin Prifti-Beqiraj.
Kjo video ishte fshirë nga kompjuteri i Beqirajt, përpara se pajisja të dërgohej në Prokurori për verifikim.
Në videon në fjalë, Leonard Beqiraj fliste për 100 mijë euro, nga të cilat 30 mijë euro ia kishte dhënë dikujt, ndërsa shtonte se vetë i kishin mbetur edhe 70 mijë. (D.D/Shuplaka)