Një 60-vjeçar tentoi të hidhej nga pallati në Tiranë, por fatmirësisht forcat e policisë kanë mbërritur në kohë për të ndaluar këtë veprim të rëndë. Shtetasi i identifikuar me inicialet J.B., është dërguar në spital për kontroll mjekësor ndërkohë që grupi hetimor vijonm punën për zbardhjen e rrethanave.
Informacion paraprak: Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.