Dy persona janë vënë në prangat e policisë pas flakëve që kanë përfshirë bllokun e banesave në lindje të Londrës.
Burime të policisë janë shprehur se dy burrat të shtruar në spital për shkak të plagëve të shkaktuara nga flakët, u është komunikuar masa e sigurisë si të dyshuar për zjarrvënie.
Rreth 60 zjarrfikës shkuan menjëherë në vendngjarje për të trajtuar zjarrin e madh që përfshiu bllokun e banesave në Hornchurch. Policia ka bërë me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në qendra spitalore për marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme.
Një zëdhënëse e policisë lokale u shpreh se është ende herët për të folur për shkakun e shpërthimit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”912″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]