I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka folur për protestën e sotme të opozitës.
Lidhur me debatin për numrin e pjesëmarrësve në protestë, Ristani është përgjigjur se pjesëmarrja ka qenë mjaft e madhe dhe nuk mund të thuhet një shifër e saktë, por sipas llogaritjeve të tij, mund të kenë qenë rreth 200 mijë vetë.
“70 mijë i kisha të sigurta nga struktura, ndërsa nuk mund të them sesa ka qenë numri real.
Sipas llogaritjeve të mia, 2 veta për metër katrorë në hapësirën ku u zhvillua protesta, rreth 200 mijë vetë mund të kenë qenë, kjo për të qenë fair por nuk e vërteton dot.”, deklaroi Ristani.
Mirëpo kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha floën për shifra më të mëdha, për rreth 600 mijë pjesëmarrës në protestë. Mirëpo pak rëndësi ka numri real, në protestën e sotme kishte mjaftueshëm njerëz siç deklaroi pak orë më parë edhe ish-ministri Ylli Manjani, sa për të përcjellë mesazhin. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post