Arbër Çekaj, pronari i kompanise Arbri-Garden ka folur për News24 sot dhe ka dhënë versionin e tij për drogën që u gjet ne kontenierin me bananet që ai kishte porositur nga Kolumbia.
“Jam në një situatë të pafavorshme që nuk ka lidhje me familjen time e as me personalitetin tim. Jam biznesmen modest. Ka shumë spekulime në media. Desha të jap versionin tim. Do vij në Shqipëri shumë shpejt. Jam nisur për në Shqipëri do shkoj në prokuror. Që nga viti 2012 jam regjistuar në QKR, skam asnjë lidhje me drogën e kapur theksoj, se po spekulohet shumë. Po Arbër Cekja porosit cdo javë fruta nga Kolumbia, Ekuadori, Amerika, limon e portokaj nga Argjentina dhe ska asnjë lidhje me drogën e gjetur apo me gjëra të tjera të paligjshme.
Nëse do futeshin në burg të gjithë pronarët e kompanive sa herë është kapur drogë në kontenier s’do kishim asnjë frut për të shitur as në Shqipëri as në Evropë.
Kam kontratë për 4 kontenierë në javë me një nga firmat më serioze në Kolumbi
unë porosis 1500 arka banane. Kontenierët s’kanë lidhje me firmën Arbri-Garden
Asnjë person s’është kapur në flagrancë, thjesht kanë pritur gjithë ditën të vinin kontenierët, Donaldo është thjesht në mungesën time ka shkuar aty me kolegun e tij dhe e gjitha kjo s’ka asnjë gjë të paligjshme nga ana jonë, unë s’kam as kamionin tim.
Policia të gjente ku do shkonte droga pasi të shkarkoheshin bananet, unë jam pro gjendjes së drogës dhe ndalimit të të gjitha drogave, kjo është e vërteta. As kamioni as shoferi s’ka lidfhje me Arbri Garden, 20 paleta do shkarkonte te ne kontenieri dhe do ikte.”
(M.Q/Faxweb)