09:57 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

613 kg kokainë nga Kolumbia, flet babai i shoferit të kamionit: Djali më tha ‘më vrit po pata gisht’

21:03 | 05/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
613 kg kokainë nga Kolumbia, flet babai i shoferit të kamionit: Djali më tha ‘më vrit po pata gisht’

Armando Pezaku është një nga dy të arrestuarit e vetëm për 613 kilogramët kokainë të kapur në Maminas. 25-vjeçarit i ishte dhënë detyra e shoferit të kamionit, ku ndodhej droga me vlerë 180 milionë euro.

Armando kishte disa muaj që punonte si shofer në kompanine “Pelikani” dhe sipas të afërmve të tij paguhej me 25 mijë lekë në muaj.

Shtëpia e 25-vjeçarit në katundin e ri në Durrës, nuk tregon se familja e tij ishte e pasur. Shtëpia njëkatëshe është ndërtuar vitet e fundit. Në shtëpinë e Armandos takojmë babain e tij. Agroni sapo ishte kthyer nga takimi me të birin që ndodhet në burg.

“Sot e takova djalin edhe me tha – “Bab’ nuk kam lidhje me kët’ punë. Më vrit po pata gisht’ un’. Shteti t’më kthejë djalin në shtëpi”, thotë ai mes lotësh.

Por shoferi 25-vjeçar i kamionit me 180 milionë euro kokainë, edhe pse paguhej me 25 mijë lekë në muaj nga kompania ku ishte punësuar, ka pajtuar një avokat të njohur, tarifat e të cilit janë 10-fishi i pagës së vogël të shoferit.

Familjarët e shoferit e kanë një shpjegim. Ata thonë se për shkak të kushteve të vështira ekonomike të familjes se tyre avokatin Petrit Serjani e ka kontraktuar firma “Pelikani Transport”, ku ai punonte prej disa muajsh.

Lidhur me statusin e tij në rrjetet sociale, ku 25-vjeçari prezantohej si “shofer kamioni që u çon miell partizanëve”, familjarët thonë se ajo është një batutë si çdo i ri.

Armando Pezaku nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa disa kohë më parë ai kishte udhëtuar drej Gjermanisë, ku ka kërkuar azil, por pas refuzimit ishte kthyer në shqipëri me dëshirën e tij.

Për sasinë rekord të kokainës me vlerë 180 mln euro, përveç 2 të arretuarve në kërkim vijon të jetë Arbër Çekaj, pronari i firmës që kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia./Tch

Etiketa: armando pezaku
Pas

Rozana Radi emocionon me dedikimin e saj për prindërit e ndjerë: Gëzojeni njëri-tjetrin atje lart

Para

“Më hodhën bombën tek këmbët, vazhdova fjalimin”, çfarë tregoi Berisha…

Para
5 ton drogë në Itali, Berisha: I nisi shefi Patrullës në Vlorë (EMRI)

“Më hodhën bombën tek këmbët, vazhdova fjalimin”, çfarë tregoi Berisha...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

Përballje vendimtare/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.