11:57 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

62 % e amerikanëve mendojnë se Trump po ndikon në përçarjen e vendit (SONDAZHI)

08:09 | 25/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump reagon pas dhunës në Virxhinia: Racizmi një gjë e keqe, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të dënohen

Që prej mbërritjes në krye të ‘’Shtëpisë së Bardhë” Donald Trump është shoqëruar me mjaft polemika në lidhje me qëndrimet e tij.

Ndërkohë që sa i përket popullaritetit shifrat janë gjithnjë në rënie. Sipas një sondazhi më të fundit realizuar nga Universiteti “Quinnipiac” rezultatet tregojnë se Trump po thellon përçarjet mes amerikanëve.

Kështu 62% e të intervistuarve besojnë se presidenti po i përkeqëson ndasitë në vend, ndërsa 31% mendojnë të kundërtën.

Sondazhi pasqyron përshtypjen e përgjithshme pas trazirave në Charlottesville të Virxhinias, ku një grua gjeti vdekjen pasi e shtypi me makinë një supremacist i bardhë.

Reagimet e Trumpit lidhur me ngjarjen nxitën kritikat e shumë segmenteve në shoqërinë amerikane, që kundërshtuan hezitimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë për t’ia vënë fajin një pale të caktuar për incidentet.

Presidenti ka thënë disa herë se dënon grupet e ekstremit të djathtë, por ai u bë objekt kritikash, kur pas vdekjes së një protestueseje si pasojë e sulmit me makinë nga supremacistët e bardhë u shpreh se kishte shumë palë të përfshira në incident.

Rreth 59% e të intervistuarve në sondazh besojnë se sjellja e presidentit u ka dhënë zemër supremacistëve të bardhë, 35% mendojnë se sjellja e tij nuk ka ndikuar, ndërsa vetëm 3% thonë se me fjalët e tij presidenti ka ndikuar negativisht te supremacistët e bardhë.

Ndërkohë, sipas anketës, 39 për qind e votuesve duan heqjen e statujave të Konfederatës, por 50% nuk janë dakord, ndërsa 10% nuk janë të sigurtë.

Një tjeter sondazh i revistës “The Economist” dhe faqja informative “YouGov” tregon se 48% e pjesëmarrësve nuk duan heqjen e statujës së Robert E. Lee nga parku në Charlottesville, ndërsa 30% janë pro heqjes së saj.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: donald trumpsondazhitrump
Pas

Humb jetën tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Greqi

Para

Aksidentohen katër makina tek Unaza e Re, disa të plagosur (FOTO)

Para
Aksidentohen katër makina tek Unaza e Re, disa të plagosur (FOTO)

Aksidentohen katër makina tek Unaza e Re, disa të plagosur (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

Vrau Reshit Sallahun, Ylber Jaku para gjykatës: Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, s’kam besim në drejtësinë shqiptare!

Bota “mban frymën” rikthehet “El Classico” Barça-Real, të dielën luhet akti i 4-ët sezonal

Giro d’Italia në Vlorë/ PS kërkesë KQZ: Më 11 maj, të votohet deri në orën 22:00 në këtë qark

Izraeli bombardon qendrën e shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në veri të Gazës, vriten 4 palestinezë

Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike gjatë natës në Fier

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.