Pas rreth 3 javësh ka ndërruar jetë një tjetër pacient që po kurohej për koronavirus në Spitalin Infektiv në kryeqytet dhe mësohet se është një 64-vjeçare. Lajmi është bëri i ditur nga ministria e shëndetësisë ndërsa 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit
Pacientja sipas ministrisë ishte nga Tirana dhe nuk ka mundur të mbijetonte dot ndërkohë ishte konfirmuar me COVID-19, dhe qëndronte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rèndë.
“64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, njofton ministria.
“Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infèktiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rèndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)