08:52 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

670 bimë narkotike, armë dhe municione në Shkodër, procedohen penalish kryeplaku, administratorja dhe inspektori i policisë

13:49 | 07/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
670 bimë narkotike, armë dhe municione në Shkodër, procedohen penalish kryeplaku, administratorja dhe inspektori i policisë

Si rezultat i një aksioni masiv në Qarkun e Shkodrës për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike, janë asgjësuar 670 bimë e fidanë narkotikë Cannabis Sativa, armë zjarri dhe municione luftarake.

Gjithashtu, mësohet se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj Kryeplakut të fshatit, Administratores së Njësisë Administrative dhe një isnpektori të Policisë Pyjore. Ndërkaq po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimës narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u krye edhe sekuestrimi i 1 arme zjarri atomatik model 56,2 krëhërave,  50 fishekëve, 55 kapsollave detonatori , 20 kallepë tritoli, 15 copë granatave, 2 kutive metalike të mbyllura me ndezësa granate.

Detaje të Policisë së Shkodrës:

Qarku Shkodër

Kontroll masiv në Qarkun Shkodër për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Konstatohen dhe asgjësohen 670 bimë e fidanë narkotikë Cannabis Sativa, armë zjarri dhe municione luftarake. Procedohen në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit, Administratoria e Njësisë Administrative dhe një Isnpektor i Policisë Pyjore.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe , më datë 06.06.2017, në vendin e quajtur pylli “Nën Maja” në fshatin Ivanaj Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri atomatik model 56 – 2 krëhëra – 50 fishekë – 55 kapsolla detonatori – 20 kallepë tritoli – 15 copë granata – 2 kutia metalike të mbyllura me ndezësa granate. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.

Për këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit:

-F. J, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë.

– B. Gj, 47 vjeç, banues në fshatin Rras – Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras.

– T. N, 50 vjeç, banues në fshatin Dom – Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: drogekryeplakpolicShkoder
Pas

Pojana-Braçes: Nuk bëhesh dot rilindas se nuk je qejfli timoni, lërja Lulit këtë sprovë

Para

Kulti i Individit dhe Rinia, PS versus LSI (VIDEOT)

Para
Kulti i Individit dhe Rinia, PS versus LSI (VIDEOT)

Kulti i Individit dhe Rinia, PS versus LSI (VIDEOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.