Në Elbasan janë shoqëruar në polici 7 abontetë pasi akuzohen se kanë vjedhur enerjinë elektrike.
Mësohet se emrat e tyre janë kallëzuar edhe në Prokurori.
Konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit, janë shoqëruar në polici abonentet me iniciale:
E.Z familjar dhe P.T biznes, kishin dëmtuar matesin;
I.GJ, SH.M dhe A.H, familjarë, vidhnin energji duke u lidhur me linjat elektrike përmes grepave;
N.M familjar, merrte energji direkt pa mates;
M.D familjar, merrte energji jashtë sistemit të matjes duke ndërhyrë brenda matësit.
“Theksojmë se kontrollet janë pjesë e detyrës normale të OSHEE, por forcimi i masave shtrënguese për zbatimin e ligjit janë të nevojshëm për të konsoliduar më tej performancën e kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë” njofton OSHEE.