07:07 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

7 arrestime dhe 15 të proceduar/ Çfarë ndodhi me protestuesit pas protestës së 13 Majit

10:06 | 14/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
7 arrestime dhe 15 të proceduar/ Çfarë ndodhi me protestuesit pas protestës së 13 Majit

Nuk ndalen procedimet e qytetarëve që kanë qenë pjesë e protestave të opozitës.

Lidhur me protestën e djeshme, që ishte e 5-ta në rang kombetar mësohet se policia ka arrestuar 7 persona, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale shkatërrim të pronës me zjarr, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Protesta e djeshme e opozitës u ideua në formën e një marshimi, që nisi nga godina e kryeministrisë, më pas te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe në fund te drejtoria e policisë së Tiranës.

Ndërkohë sot pritet masa e sigurisë për 50 të arrestuarit e protestës së 11 majit, e cila duhet thënë se ishte më e dhunshme në krahasim me atë të pasdites së djeshme.

Njoftimi i policisë për procedimet:

22 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës, ndër ta 7 të arrestuar.

Në datë 13 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, DPPSH,  Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla,  punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU.

Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 7 persona, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 15 persona të tjerë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 15 te proceduar7 te arrestuarPROTESTA 13 MAJ
Pas

Vdes një tjetër shqiptar në Siri, ndodhej prej 3 vitesh në zonën e luftës (Emri+Foto)

Para

U fol për një draft-marrëveshje Rama-Basha, kreut të PD-së i shkon në zyrë ambasadori britanik

Para
U fol për një draft-marrëveshje Rama-Basha, kreut të PD-së i shkon në zyrë ambasadori britanik

U fol për një draft-marrëveshje Rama-Basha, kreut të PD-së i shkon në zyrë ambasadori britanik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.