7 deputetë të opozitës së re në Kuvend, të kryesuar nga Ligoraq Karamelo, kanë kërkuar një interpelancë me ministrin e mjedisit Blendi Klosi.
Deputetët shprehen se kërkojnë shpjegim të menjëhershëm lidhur me dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë.
7 deputetët që kanë firmosur për interpelancën janë Ligoraq Karamelo, Vasil Sterjovski, Nikolin Staka, Zef Shtjefni, Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Kujtim Gjuzi.
Postimi i plotë i Karamelos:
Sot një grup prej 7 deputetësh i drejtuam Kuvendit të Shqiperisë një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Z.Blendi Klosi ku kërkojmë shpjegim lidhur me dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga Procesionaria shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila ka tharë me mijra pisha e rrezikon mijra të tjera.
Për rrjedhojë ,kjo gjendje ka dëmtuar ekosistemin pyjor, mjedisin e turizmin në këto zona.
Faleminderit kolegëve te mi, Vasil Sterjovski, Nikolin Staka, Zef Shtjefni, Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Kujtim Gjuzi të cilet iu bashkuan iniciativës time.
Discussion about this post