7 familjet që kanë humbur pronat vazhdojnë të ngujuar përpara Prokurorisë. Një nga protesueset, e quajtur Brunilda Ahmetaj, tregon për “Shuplaka-n’ se si për 7 ditë me radhë ka qëndruar përpara këtij institucioni duke kërkuar të drejtat e saj, pavarësisht temperaturave të larta.
“Jam njëra prej protestuesve tek prokuroria. Është e 7 ditë këtu në trotuar, në pikë të diellit,me fëmijë të vegjël, të lodhur, të rraskapitur,të mbingarkuar nga halli i madh që kemi.”, tregon Ahmetaj.
Për më tepër, protestuesja tregon se një prokurore e cila nuk i përket institucionit i ka dhënë disa letra në mënyrë që t’i bindi të lënë protestën.
“Deri më sot nuk kemi asnjë përgjigje por po na japin copa letrash pa vlerë, dhe po insistojnë që të na bindin të ikim që këtu. Prokurorja Suela Sallavaci mendonte se do të na gënjente me një letër pacavure që nuk i përket këtij institucioni, dhe na tha pikërisht kështu: po ua jap këtë dokument miqësisht. Ku e gjeti miqësinë Z.Sallavaci me ne,nuk e kishim njohur kurrë më parë.
Ne jemi njerëz të thjeshtë, njerëz që kemi jetuar gjithë jetën me djersën tonë,kemi jetuar mirë, madje shumë mirë por vetëm me djersë, jemi shkolluar e arsimuar sipas mundësive dhe dhuntive të gjithsecilit, por halli që na ra na ka bërë të njohim edhe ligjet e shtetit shqiptar sepse s’kemi lënë institucion pa u ankuar dhe jemi përballur me lloj lloj kategorie njerëzish,dhe lloj lloj problematikash.
Kështu që kemi mësuar dhe njohim çdo ligj të shtetit tonë. Theksoj se asnjëri nga ne nuk është i pa arsimuar i pa edukatë apo i pa aftë. Askush nuk mund të na hedhi hi syve për vjedhjen që po përpiqen të na bëjnë. I kemi faktet në dorë. Dhe prokuroria gjithashtu, të marri masa sa më shpejt të jetë e mundur. Sa nuk është vonë…”, thotë protestuesja.
Por kjo histori nuk mbaron këtu. Plot 7 familje janë të ngujuar përpara Prokurorisë për të kërkuar pronat e tyre dhe këtu nuk ka asgjë të gabuar, mirëpo sikur të mos u mjaftonte gjithë kalvari i vuajtjeve të deritanishme, ata edhe janë kërcënuar.
“Sot dikush na ka kërcënuar këtu.me rrugë. Ndërkohë që unë ndodhesha në urgjencën e spitalit numër 5.’, tregon Ahmetaj.
Pavarësisht të gjithave, këto 7 familjeve vazhdojnë të qëndrojnë para Prokurorisë së Tiranës dhe shprehen mjaft të vendosur për këtë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2306″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=HV-4W0ryHQY&feature=youtu.be