Ditën e sotme 7 drejtorë të Ministrisë së Arsimit kallëzuan penalisht ministren teknike Mirela Karabina, nën akuzën për “shpërdorim detyre”. Sipas tyre, Mirela Karabina ka penguar punën në Ministri, ka ushtruar stres dhe ka intimiduar punonjësit.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-Këshilltari i Fatos Nanos, i cili ironizon drejtorët duke thënë se të qenët të stresuar dhe intimidiuar nga ministrja, është vetëm “gjysma e së keqes”.
“Gjysma e së keqes. Ministra Karabina mirë që nuk ju ka vrarë… me atë mbiemër.”, janë fjalët që Dylgjeri zgjedh për të komentuar situatën.
REAGIMI I PLOTË I DYLGJERIT
7 Drejtorët e MAS i janë drejtuar Prokurorisë.
Akuza: Janë të stresuar e intimiduar nga Ministrja Karabina!!!
Gjysma e së keqes. Ministra Karabina mirë
që nuk ju ka vrarë… me atë mbiemër.
Kërkoni më mirë demilitarizim e Ministres…
se edhe kështu me “pushkë e penë” për Mëmëdhenë nuk shkon në 2017!!!
Pas kallëzimit penal, ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë sipas të cilës, veprime të tilla si ky i sotmi tregojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike. (D.D/Shuplaka)