08:11 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

7 kongresmenë nisin hetimet ndaj Ambasadës Amerikane dhe USAID në Maqedoni, shkak ndërhyrjet e Sorosit

15:42 | 28/02/2017
në Kryesore, Rajoni, Te Gjitha
0
7 kongresmenë nisin hetimet ndaj Ambasadës Amerikane dhe USAID në Maqedoni, shkak ndërhyrjet e Sorosit

Një grup prej shtatë kongresmenëve amerikanë kanë dërguar letër deri te Zyra amerikane për përgjegjësi të Qeverisë (GAO) me të cilën kërkojnë që të hetohet puna e Departamentit të Shtetit dhe agjencisë për zhvillim USAID, për shkak se janë sjellë në mënyrë partiake dhe i kanë financuar aktivitetet e Fondacionit Shoqëri e Hapur e Xhorxh Soros në Maqedoni.

“Për fat të keq, kemi dëgjuar raporte të besueshme se në dy vitet e kaluara Ambasada e Amerikës në Maqedoni në mënyrë aktive është përzier në çështjet politike ndërpartiake në Maqedoni, si dhe se ka ndikuar që të formohet mjedisi medial dhe shoqëria civile në mënyrë që është i papranueshëm nga ana partiake dhe për këtë direkt apo indirekt, ka ndikuar mbi verdiktin e zgjedhjeve në Maqedoni. Sipas këtyre informatave, intervenimet gjithmonë kanë qenë në dobi të partive, mediave dhe organizatave civile nga e majta.

Jemi të informuar se edhe USAID Maqedoni i ka mbështetur fuqimisht këto parti në vigjilje të zgjedhjeve, shkruhet në letrën e nënshkruar nga kongresmenët Kristofer Smith, Rendi Halgren, Robert Aderholt, Lui Gomert, Robert Pitenger, Xhef Fortenberi dhe Trent Frenks. Letra është dërguar më 24 shkurt dhe është adresuar deri te inspektori i përgjithshëm Xhin Dolaro, i cili e udhëheq institucionin GAO dhe ka të drejtë të vendosë hetime dhe revizione në raste të keqpërdorimit të mjeteve financiare nga ana e funksionarëve shtetërorë. Kjo është një nga shumë hetimet dhe revizionet, të cilat këto shtatë kongresistët, të përforcuar nga senatori Majk Li, i kanë paralajmëruar për Ambasadën amerikane dhe misionin e USAID­-it në Maqedoni.

Nga mesi i janari kongresistët i kanë dërguar letër ambasadorit Xhes Bejli në të cilën kanë kërkuar përgjigje për akuzat për sjelljen e tij partiake dhe financimin e organizatave joqeveritare të ndërlidhura me parti, brenda 31 janarit. “Përgjigjen që e kemi marrë më 6 janar është shumë e thjeshtë dhe ai nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet që ne i kemi parashtruar.

Dhe për këtë, me qëllim që të kemi revizion dhe hetim të pavarur kemi vendosur që të drejtohemi deri te zyra juaj”. Në letrën e kongresmenëve shtrohet edhe pyetja nëse ambasadori Xhes Bejli ose persona të tjerë nga Ambasada kanë qenë aktivë në bisedimet që të anulohet zgjedhjet e parakohshme në mënyrë në të cilën ka korresponduar me interesat e disa partive. Në letër gjithashtu kërkohet nga GAO që të fillojë hetim për punën e Ambasadës në Shkup dhe misionit USAID Maqedoni dhe në afat deri në një muaj të japë informacion për progresin.

Etiketa: maqedoninderhyrjasoros
Pas

Inspektimet online, Hajdari: Pranoni në terren vetëm inspektorët e certifikuar

Para

Fevziu ju nxjerr të palarat: Kam dy javë që po tentoj të bëj emision për Soros-in, paneli i mbështetësve duket i pamundur

Para
Fevziu ju nxjerr të palarat: Kam dy javë që po tentoj të bëj emision për Soros-in, paneli i mbështetësve duket i pamundur

Fevziu ju nxjerr të palarat: Kam dy javë që po tentoj të bëj emision për Soros-in, paneli i mbështetësve duket i pamundur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.