Një gjarpër gjigant është gjendur brenda një banese në Lindjen e Mesme.
Bëhet fjalë për një piton femër 14-vjeçare e cila tashmë është banore e Akuariumit Kombëtar “Al Qana” në Abu Dabi, ku do t’i bashkohet 8000 krijesave të tjera në zonën e pyllit.
E gjatë 7 metra dhe me një peshë prej 115 kilogramë, ky gjarpër ha rosakë dhe lepuj, ndërsa është një notare e shkëlqyer. Nevojiten 12 njerëz për ta mbajtur atë në të gjithë gjatësinë e saj.
Super Gjarpri lindi në Los Anxheles në sajë të një programi specifik dhe është e mësuar me kontaktin njerëzor, por ka mbetur një specie e pa ekspozuar në publik. Tashmë, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin nga afër zvarranikun e mahnitshëm.