07:55 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

7 mijë Euro në portofola dhe takimi me dy vajzat pak para vrasjes (DETAJET E REJA NGA VRASJA NË SUKTH)

10:58 | 26/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është viktima e dytë që u vra sot me Ervin Dalipajn

Ditën e djeshme një vrasje e dyfishtë ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë. Viktimat të dy me precedentë penalë u qëlluan në makinën e tyre me më shumë se 38 gëzhoja.

Dalipajt i janë gjetur 5000 euro në portofol dhe një pistoletë në brez, ndërsa 27-vjeçarit Juxhin Dautaj i janë gjetur 2000 euro në portofol.

Nuk dihet nëse ish-shefi i krimeve të Tiranës e ka përdorur apo jo armën por sulmi ka qenë i menjëhershëm me kallashnikov dhe me plumba tejshpues.

25 plumba i janë gjetur në plumb Dautajt, i cili ishte në timon në makinën “Audi”, ndërsa pasagjer ishte Dalipaj.

Ervin Dalipaj ishte në kërkim që prej Janarit të vitit të shkuar pasi akuzohej për vrajen në bashkëpunim të Gazmend Çollakut.

Nga ajo që mësohet është se dy të rinjtë janë takuar dhe me dy vajza në autostradë dhe policia po punon për identifikimin e tyre.

NGJARJA DJE:

Ishte ora 13:55 e  ditës së sotme kur  afër “Mbikalimit të Sukthit”, u vranë me breshëri plumbash ish-shef krimi ekonomik i Tiranës Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dautaj.

Mësohet se ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dautaj në momentin që një makinë e zezë i ka ndjekur nga pas.

Të dyja mjetet lëviznin me shpejtësi të madhe në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa atentatorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Dalipajt e mikut të tij.

Të dyja mjetet në një moment kanë qenë paralel dhe kanë ecur  me shpejtësi. Në tentativë për tu shmangur, “Audi” që drejtohej nga Dautaj ka përfunduar më shumë se 50 metra poshtë në autrostradë.
Automjeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe të shtënave pa pushim, automjeti ka përfunduar në autostradë i dëmtuar.
Dalipaj dhe Dauti kanë mbetur të vdekur në vend.

Dëshmitar në vendngjarje, një fshatar që punonte tokën dhe që pa gjithë skenën ka treguar se automjeti i zi është larguar në drejtim të Shijakut.

Mësohet se në morgun e spitalit të Durrësit ka përfunduar ekspertiza mjekoligjore e Ervin Daliapajt dhe mikut të tij Juxhin Dauti, që u ekzekutuan sot  në Sukth me breshëri plumbash dhe gjetën vdekjen e menjëhershme.

Mbi mjetin Audi që dyshohet se drejtohej nga Dalipaj janë zbrazur  50 plumba ndërsa vetë Dautaj kishte gati 20 plumba  në trup.

Bëhet me dije se 5 ose 6 plumba 37-vjeçari i ka marrë vetëm në kokë, 5 në kraharor dhe të tjerat në gjymtyrë. Juxhin Dauti, shoku i tij kishte më pak plumba në trup.

Hetimet për atentatin mafioz janë ende duke u zhvilluar.

Pas atentatit në Sukth, Policia e Durrësit ka shoqëruar plot 12 persona në komisariat, për të hetuar mbi ngjarjen ku humbën jetën Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj

“Bëjmë me dije se grupi hetimor vijon hetimet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 12 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pavarësisht se janë shoqëruar 12 persona, ende nuk ka asnjë të dyshuar mbi ngjarjen. Ndërkohë vetëm pak orë më parë, familjarët e viktimave kanë tërhequr nga morgu trupat e të ndjerëve. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: dalipajervin dalipajvrasja ne sukth
Pas

Nuk lejonin ta kishin idhull, si e rrëmbeu ISIS 3-vjeçarin Messi

Para

Shokon me pamjen e re Selena Gomez (FOTO)

Para
Shokon me pamjen e re Selena Gomez  (FOTO)

Shokon me pamjen e re Selena Gomez (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.