07:32 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

7 PARASHIKIMET e Bill Gates që mund të realizohen në të ardhmen

09:08 | 25/11/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Teknologji & Kuriozitete
0
7 PARASHIKIMET e Bill Gates që mund të realizohen në të ardhmen

Mund të jetë nga nevoja e mendimit në perspektivë ose nga frekuentimi i rrjeteve të një niveli të lartë, gjithsesi Bill Gates më shumë se për pasurinë është i njohur për vizionin e tij të ftohtë për të ardhmen.

Milioneri, babai i Microsoft-it ka bërë parashikime të goditura (në vitin 1999 kishte cekur përhapjen e smartfonëve dhe median sociale). Ja disa nga parashikimiet që ka sjellë kohët e fundit dhe që nuk duken shumë larg nga realizimi.

Do të zhdukim poliomelitin. Në raportin e tij vjetor të 2013 Gates shpresonte se do të zhduknim poliomelitin brenda 6 viteve. Falë një fushate vaksinuese objektivi për vitin 2019 duket se është i afërt. Në vitin 2016 ka patur vetëm 37 raste të reja të paralizës infantile, në fund të viteve 1800 rastet ishin 400 , ndërsa në vitet 1900 gjatë epidemive sëmundja prekte 400 mijë fëmijë çdo vit. Sipas Gates, poliomeliti mund të bëhet sëmundja e dytë pas lisë që zhduket nga suksesi ynë shkencor.

Pagesat do të jenë virtuale. “Brenda 2030 dy miliardë persona që nuk kanë një llogari bankare do t’i lenë ato mënjanë dhe do të paguajnë me celularët e tyre” – shkruante Gates në letrën e tij vjetore të 2015. Në këtë pikë siguruesit e parasë së lëvisshme do të ofrojnë një gamë opsionesh që nga investimet në financim deri në sigurimet. Realisht shërbime financiare të këtij lloji po përmirësojnë dukshëm jetën në vendet në zhvillim me aktivitet ekonomik me rendiment të ulët, me infrastrukturë bankare akoma të pamjaftueshme. Suksesi i M-Pesa, një shërbim pagesash i lindur në Kenia që falë transferimeve të parave online lehtëson mikrokreditë.

Do të rrezikojmë shumë jetë për bioterrorizmin. Në një koferencë në Monako, Gates tha se një nga risqet më të mëdha për shëndetin global është mundësia e patogenëve që përhapen përmes ajrit, të produkteve sintetike me qëllim terrorizmin, p.sh. një version artificial i virusit të lisë ose e një gripi më të fuqishëm se norma. Sipas ekspertëve një kërcënim i tillë mund të realizohet pas 10-15 vitesh. Në një vit një patogen agresiv mund të infektojë më shumë se 30 milionë persona. Kjo është arsyeja se pse milioneri është në krye të fushatës së vaksinimit.

Robotët do të na vjedhin punën. Në këtë ide Gates është pesimist. Brenda 20 viteve të ardhshëm mund të jenë miliona vende të humbura për shkak të robotëve gjithnjë e më shumë efikasë dhe mjaft të avancuar.

Afrika nuk do të importojë më ushqim. Kontinenti afrikan mund të rritë produktivitetin agrar në 50% brenda 2030, duke u kthyer kështu në vend autonom për ushqimin. Afrika aktualisht importon 50 miliardë dollarë nga jashtë edhe pse 70% e banorëve të Afrikës nënsahariane merren me agrokulturë. Zhvillimi i produkteve më ushqyes, rezistentë ndaj sëmundjeve dhe thatësirës, sipas Gates mund të dyfishojë rendimentin agrar të kontinentit.

Bota do të përdorë energji të rinovueshme. Një nga parashikimet më të pritshme mes atyre të Gates është edhe panorama energjike. Brenda 15 vitesh Toka mund të fuksionojë në pjesën më të madhe me energji të pastër. Do të ishte një revolucion ambjental dhe ekonomik. Në disa vende mungojnë energjia elektrike, uji, kështu që në orët e natës duhet të pushojë çdo tip i aktivitetit.

Varfëria kështu si e njohim do të zhduket. Të gjitha këto risi në aspektin digjital, vaksina, agrokulturë do të sjellin fundin e varfërisë brenda 2035. Nuk është utopi, por një problem i përcaktimit. Aktualisht Banka Botërore quan varfëri një buxhet të barabartë ose nën 1.90 dollarë. Në më pak se 20 vjet pjesa më e madhe e popullatës mund të dalë nga ky prag për të hyrë në atë të pagesave të mesatarisht të ulta meqë nivelet e ndihmave për vendet e emergjencës vazhdojnë ende. /BOTA.AL 

Etiketa: Bill Gatesparashikime
Pas

Digjet resorti luksoz në Gjeorgji, 11 persona humbin jetën

Para

”Fshati ku çdo familje ka një anëtar në Britani”, ”Daily Mail” shkruan për emigrimin e shqiptarëve

Para
”Fshati ku çdo familje ka një anëtar në Britani”, ”Daily Mail” shkruan për emigrimin e shqiptarëve

''Fshati ku çdo familje ka një anëtar në Britani", ''Daily Mail" shkruan për emigrimin e shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.