Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e Fax News ditën e sotme ka folur për iniciativën ligjore që ka marrë “Koalicioni Qytetar” për të kthyer 7 prillin si ditë të dëshmorëve. Sipas Goxhaj “një iniciativë e tillë është ndërmarrë për shkak të kontributit të tij për mbrojtjen e atdheut”
Ai shprehet se: “Mujo Ulqinakut si sot 30 vjet më parë në 1939 dha jetën si ushtarak në detyrë për mbrojtjen e atdheut.” Goxhaj është shprehur po ashtu se emrat e dëshmorëve te vendosur tek monumenti i Ulqinakut janë fshirë. Sipas tij: “ Në monumentin e Mujo Ulqinakut të realizuar vite më herët nga, paradoksalisht babai i këtij kryeministi Edi Ramës, Kristaq Rama, ku në atë kohë kanë qenë të gjithë emrat e dëshmorëve, dhe Edi Rama ka hequr të gjithë emrat e dëshmorëve. Unë dua të tregojë emrat e 30 dëshmorëve të cilat janë hequr atë ditë dhe me rastin e 7 prillit, ku në nder të tyre ti lexoj ato.”
Po ashtu Goxhaj shprehet se vendosja e 5 majit, ditës së vdekjes së Qemal Stafës si ditë të dëshmorëve, është një ditë e cila më shumë i ndanë shqiptarët sesa i bashkon kjo edhe për shkak të figurës që sipas tij përfaqëson ky i fundit. Ndër të tjera ai shprehet se:
“Na kanë përcaktuar 5 majin ditën e dëshmorëve, mirëpo 5 maji nuk përcakton në radhë dhe në kuptim asgjë. Qemal Stafa që është personi I vrarë në 5 maji nuk është dëshmori i parë, kush e di se sat ë tjerë kanë qenë para tij. Ai po ashtu nuk përfaqësonte asgjë veçse një ekstrem Bolshevik, komunist, i krahut më ekstrem rus, dikur fashist. Qemal Stafa shkruante në shtypin fashist të kohës.
Qmal Stafa është përcaktuar si dita e dëshmorëve duke sjell që në Shqipëri, të çahemi në mes. Unë jam nip dëshmori I vrarë nga okubatori gjerman. Unë nuk mund të festoj dot 5 majin, ditën e vdekjes së Qemal Stafës, sepse mua nuk më përfaqëson dot Qemal Stafa. Dhe si unë ka dhe shumë familjarë të tjerë dëshmorësh. Ama mund tat hemi me plotë gojën që nuk gjen shqiptar që të mos festojë atë që është tamam heroi i fillimit të luftës së dytë botërore të shqipërisë, dhe përballjes me pushtimin fashist, që është Mujo Ulqinaku.
Mujo Ulqinaku është një personazh konsensual që i bashkon të gjithë. Ndërsa Qemal Stafa na ndan të gjithëve . Përfaqëson thjesht një komunist asgjë më shumë.”
Ndërkohë Goxhaj ka folur edhe në lidhje me mesazhin e plotë të Eles Biberaj, ku sipas tij, ajo çfarë ka shprehur opozita nuk është deklarata e plotë. Goxhaj lidhur me këtë çështje ndër të tjera shprehet se: “Eles Biberaj nuk është thjesht një personazh, ai përfaqëson Zërin e Amerikës i cili është një institucion përtej të djathtës dhe të majtës në SHBA. Dhe kur ai flet në deklaratat e tij nuk përfaqëson vetëm veten e tij si Biberaj, por është përfaqësues real i cili përfaqëson realisht politikën amerikane pavarësisht ndarjeve. Dhe në deklaratën e tij të plotë ai thotë se SHBA dhe Bashkimi Europian pritej të kundërshtonin Bashën i cili nuk kishte bërë asnjë përpjekje ndërkombëtare paraprake në lidhje me dorëzimin e mandateve.
Pikërisht veprimet e marra nga Basha pa u konsultuar me kërkënd, pa konsultime me ndërkombëtarët e fuqizuan Ramën. Dorëzimi i mandateve u bë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe në asnjë vend nuk thuhet në raport apo në deklaratën e Eles Biberaj, që dorëzimi i mandateve është një çështje që duhej të ndodhëte apo nuk duhej të ndodhëte, por trajtohet forma se si ndodhi dhe pasojat që ajo ka.
Nuk mund të mbahet një legjitimitet në parlament kur Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë bërë bashkë në grusht shteti në 2017. Zgjedhjet në 2017 kanë qenë një grusht shteti i dy palëve. Çka dmth se prandaj duhen dorëzuar mandatet, për të bërë zgjedhje nga e para.”