00:36 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

7 të arrestuarit e operacionit “Kokaina” në Shkodër dalin sot para gjykatës

09:12 | 06/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vendosi tritol makinës te “Liqeni i Thatë”, arrestohet i riu nga Tirana

Mëngjesin e kësaj të marte kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës 7 të arresturit e operacionit “Kokaina”. Operacioni “Kokaina” u finalizua ditën e shtunë  pas tre muajsh dhe të arresturit akuzohen se kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtjes, shitjes të drograve të forta kokainë dhe heroinë.

DETAJE:

Finalizohet në Shkodër goditja e dytë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Pas tre muajsh punë intensive përmes metodave speciale të hetimit, kurorëzohet me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe Forcën Operacionale në Policinë e Shtetit kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “KOKAINA”.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi 3 mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit. Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht: 1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale. 2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në Shkodër. 3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe. 4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër. 5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër. 6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër. 7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër

Gjithshtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër. Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali.

Në cilësine e provave materiale janë sekuestruar: • 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë. • 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW. • 10 telefona celulare të markave te ndryshme. • 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro, Gjithashtu është vënë nën sekuestër Lokal ”SAMPA” në ambjentet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal. Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenit 283/2, neni 285/a e 25 të Kodit Penal. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare. (J.V/Faxweb)

Pas

“Çështja çame dhe marrëveshja për detin”, çfarë thotë Rama për median greke

Para

Ndahet nga jeta drejtoresha e LSI-së, postet që ka mbajtur

Para
Ndahet nga jeta drejtoresha e LSI-së, postet që ka mbajtur

Ndahet nga jeta drejtoresha e LSI-së, postet që ka mbajtur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.