Një mosmarrëveshje ndërmjet bandave për territor ndezi një trazirë në një burg të Karolinës së Jugut që rezultoi me vrasjen e 7 personave, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur.
Këto trazira llogariten më vdekjeprurëse në burgjet e SHBA që nga viti 1993, thanë zyrtarët e shtetit dhe ekspertët e sigurisë së burgut të hënën.
Rebelimi dhe rrahja filloi mes bandave që luftonin për territor, dhe kontrabandim me telefona brenda qelive të burgut. Lufta mes bandave vazhdoi për 8 orë, duke sjellë një bilanc tragjik.
“Kjo ka të bëjë me territorin. Kjo ka të bëjë me kontrabandën, kjo ka të bëjë me celularët “, tha Bryan Stirling, drejtor i Departamentit Korrektues.
në një konferencë shtypi. ‘Këta njerëz po luftojnë për para dhe territor. 44 gardianë ishin në detyrë në burgun me 1583 të burgosur, kur shpërtheu dhuna gjatë të shtunës mbrëma. Autoritetet e sigurisë gjithashtu kanë publikuar listën e të burgosurve që kanë humbur jetën në rrahjen masive.
(B.H/Faxëeb)