Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, i ftuar të emisionin “Thumb” në ABC News, rrëfen arsyet e largimit të tij nga programi më i madh i humorit në Shqipëri “Portokalli”.
Llakaj është shprehur se në “Portokalli” nuk lejonin njeri që të dalë nga kuadrati.
“Unë shkova të bëja ‘Portokallinë’, jo të më bënte mua Portokallia. Unë isha atje sa ishte ai ‘Perandori i madh’, tani gjërat kanë ndryshuar’, ishin fjalët e aktorit.
Ky rrëfim vjen pothuajse 7 vite pas largimit të tij nga show i argëtimit, pasi bëhet fjalë për nëntorin e 2010-ës.
Ndër të tjera Llakaj ka folur edhe për punën në “Al Pazar”, ku tregon se ka një problem mjaft të madh, që është kthyer si një sëmundje për të.
“Unë jam i sëmurë për zbatimin e orarit. Madje kam larguar nga puna persona që nuk kanë qenë korrektë me orarin”, tha Llakaj. (D.D/Shuplaka)