03:21 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

7 Vjedhje me dhunë në Shkodër, arrestohet 1 person dhe 3 të tjerë shpallen në kërkim

09:28 | 21/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
7 Vjedhje me dhunë në Shkodër, arrestohet 1 person dhe 3 të tjerë shpallen në kërkim

Një person është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me një seri vjedhjes të kryera në Shkodër përgjatë muajve të ndryshëm. Është kryer arrestimi i shtetasit Klodian Sinaj 28 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër shtetas kanë kryer 7 vjedhje me dhunë përgjatë muajve Shkurt, Mars, Prill, Maj dhe Qershor të këtij viti.

Janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen se i pranonin dhe shisnin sendet e vjedhura prej tyre.

Detaje të Policisë së Shkodrës:

Finalizohet me sukses operacioni “MISSING GIFT”

Dokumentohet me prova ligjore autorësia e disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër. Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Me datë 20.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një punë profesionale hetimore disa mujore, kanë finalizuar me sukses operacionin “MISSING GIFT” ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

– Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër ( me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprat penale ” Vjedhje” dhe ” Armëmbajtje pa leje” )

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit:

– O. M, 28 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto – Shkodër

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë , ku shtetasi Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre.

Konkretisht:

-Me datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.

– Me datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo “Parrucë” ,i kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare shtetases K. B.

– Me datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja “Vasil Shanto “tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.

– Me datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga “Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.

– Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga ”Kongresi Përmetit” i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.

– Me datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I

– Me datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.

Gjithashtu , shpallur në kërkim dhe që punohet për kapjen e tyre në lidhje me këto ngjarje janë edhe shtetasit :

– T. T. 61 vjeç, banues në Shkodër

– K.T, 34 vjeç, banues në Shkodër

Këta shtetas , dyshohet se në dyqanin e tyre i pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga 2 autorët e ngjarjes.

Veprat penale në ngarkim të shtetasve Klodian Sinaj dhe O.M. “Vjedhje me dhunë”, “ Vjedhje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 134/2-25 të Kodit Penal.

Vepra penale në ngarkim të shtetasve T. T. dhe K. T. “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Shkodervjedhje
Pas

LSI kërkon verifikimin e shëndetit mendor të kryeministrit, Manjani: Ky nuk quhet i sëmurë, por diktator! Kopje e Enverit

Para

1,2,3 KUSH ishte vajza që shoqëronte Ramën dhe Veliajn në shtypjen e butonit te “Bulevardi i Ri” (FOTOT)

Para
1,2,3 KUSH ishte vajza që shoqëronte Ramën dhe Veliajn në shtypjen e butonit te “Bulevardi i Ri” (FOTOT)

1,2,3 KUSH ishte vajza që shoqëronte Ramën dhe Veliajn në shtypjen e butonit te “Bulevardi i Ri” (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.