10:05 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”70 % e studentëve të vitit të parë nuk kanë lexuar asnjë libër”, habit deputetja

09:55 | 20/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”70 % e studentëve të vitit të parë nuk kanë lexuar asnjë libër”, habit deputetja

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri jep alarmin për situatën e librit në Shqipëri.

Ndonëse Panairi i 21-të i Librit mund të quhet i suksesshëm, sipas Ymerit lexueshmëria në Shqipëri është në nivele katastrofike duke konfirmuar shifrën e INSTAT se 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.

Në një letër që i ka dërguar ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, kryetares së Komisionit Parlamentar për Median dhe Mjetet e Informimit Publik Alban Vokshi, kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, ai i kërkon ndëhyrjen urgjente nëpërmjet rregullimeve ligjore në mënyrë që gjendja të ndryshojë sa më shpejt dhe që shifra 1 milionë të mos rritet.

Letra u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku në emisionin ‘Debati në Channel One’ në të cilin ishte ftuar deputetë të komisionit parlamentar të Medias, vetë kryetari i shoqatës Petrit Ymeri por edhe shkrimtarë dhe botues. Ja cilat janë problemet e paraqitura në instancat shtetërore nga kreu i shoqatës Petrit Ymeri:

Mungesa e bibliotekave publike në shkallë vendi. Përveç disa minibibliotekave në Tiranë, ka një mungesë totale të bibliotekave. Ngritja dhe hapja e tyre do bëjë që shqiptarët të afrohen me librin, ta lexojnë atë edhe nëse nuk kanë mundësinë ta blejnë.

Nuk ka asnjë pasurim të librave që nga vitit 2012 për bibliotekat ekzistuese. Shteti nuk ka asnjë financim për pasurimin e bibliotekave në të cilat mungojnë masivisht librat dhe nuk furnizohen prej 6 vitesh.

Shteti bën restaurim të godinave me tulla, pllaka, e vetrata, por shteti nuk ble libra për bibliotekat në shkolla dhe ato publike.

TVSH-ja me 20 për qind në blerje të librit dhe 0 për qind në shitje sjell rritjen e kostos dhe e shkatërron botimin e librit.

Ekzistenca e shtëpive botuese fantazmë që kanë shtypshkronjë por nuk kanë shtëpi reale botuese është një problem dhe pengesë për një aktivitet ligjor dhe cilësor.

Rritja e tatimit me 50 për qind të honorareve e dëmton botimin por shkatërron dhe dekurajon punën krijuese.

Edhe më të rëndë e paraqiti situatën anëtarja e po këtij komisioni deputetja e LSI-së Nora Malaj.

Sipas Malajt, në një sondim që kishte bërë vetë në universitet, 70 për qind e studentëve në vitit të parë nuk kishin lexuar asnjë libër gjatë gjithë vitit.

Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Median dhe Mjetet e Informimit Publik Milva Ekonomi deklaroi për gazetarin Qafoku se ishte e informuar për këtë shqetësim dhe mazhoranca është e angazhuar për rregullimin e kësaj situate.

Ekonomi pranoi gjendjen e rëndë të mungesës së leximit duke e ilustruar me disa shifra interesante. Dikur drejtoreshë e INSTAT dhe njohëse shumë e mirë e statistikave, sipas Ekonomit deri në vitin 2006 në Shqipëri kishte 46 biblioteka lokale.

Ndërsa përsa i përket leximit, Ekonomi tha se të dhënat tregojnë se një shqiptar mesatarisht lexon vetëm 11 minuta në ditë. I ndarë sipas qyteteve, sipas Ekonomit të dhënat janë të tilla se në qytete lexohet më shumë se në Tiranë.

Rezultatet e anketave nxjerrin se në qytete lexohen 10.4 libra në vit, ndërsa në Tiranë 7.6 libra në vit.

 

Pas

Kosova dështon në raundin e parë të votimit në INTERPOL, ja si u votua

Para

E fundit/ Gjendet i vdekur në banesë 43-vjeçari, kishte vënë para një pjatë me drogë

Para
E fundit/ Gjendet i vdekur në banesë 43-vjeçari, kishte vënë para një pjatë me drogë

E fundit/ Gjendet i vdekur në banesë 43-vjeçari, kishte vënë para një pjatë me drogë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.