19:15 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

70 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, Prençi: Bashkia e Fierit e la qëllimisht zjarrin 3 ditë që të avanconte

14:31 | 01/08/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
70 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, Prençi: Bashkia e Fierit e la qëllimisht zjarrin 3 ditë që të avanconte

Ish-kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur mbi vatrat e zjarrit që janë aktive në shumë zona të vendit, dhe që sipas tij nuk janë shuar për shkak të dështimit të strukturave të shtetit.

Prençi tha se për momentin janë më shumë se 70 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, dhe Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e saj janë inekzistente në territor. Sipas ish-kreut të emergjencave civile, situata më e vështirë ka qenë ajo e Fierit, ku sipas tij kanë qenë autoritetet vendore dhe qendrore, që i kanë vënë qëllimisht flakën mbetjeve urbane, për të favorizuar mafien e plehrave.

“Zjarret kanë më shumë se një muaj që kanë përfshirë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga Vermoshi, rreth 35 ditë më parë. Zjarri u fik nga pala e Malit të Zi, ndërsa në Shqipëri nuk u reaguar fare, më pas ishte vatra e zjarrit në Malin e Tomorrit, ku pavarësisht thirrjeve të presidentit, nuk u ngritën struktura.

Janë më shumë se 70 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, ku nuk kryhen operacione, me keqardhje kemi konstatuar se asnjë prej strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë kryer operacione. Janë miliona lekë investime që janë bërë në strukturat e mbrojtjes civile, dhe paisjet nuk janë blerë.

Si mundet që të marrë zjarr menjëherë një zonë aq e madhe sa ajo që ishte vendi i grumbullimit të mbetjeve në Fier, zjarri ka një vatër, ka një shpejtësi të operimit, sesi përhapet nga një zonë me shkurre, në një zonë me bimëri, si përhapet në çfarëdo lloj natyre.

Bashkia e Fierit e la tre ditë që zjarri të vazhdonte, zgjodhën variantin për ta izoluar duke hedhur dhe, këtu ka një skemë korrupsioni masiv, e përcaktuan ata variantin që të mbulohej me dhe, për të thënë se këto mbeturina u trajtuan në incenerator, duke vjedhur taksapaguesit e Fierit”, tha Prençi.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Vrasja e 27-vjeçares në sy të fëmijëve në SHBA, dalin detaje të reja, edhe të atin ia kishin ekzekutuar pas përplasjes për trafikun e drogës (Foto)

Para

La gruan dhe foshnjën në shtëpi, bashkëshorti i Princeshës kapet mat mes femrave me bikini e “topless” (FOTO)

Para
La gruan dhe foshnjën në shtëpi, bashkëshorti i Princeshës kapet mat mes femrave me bikini e “topless” (FOTO)

La gruan dhe foshnjën në shtëpi, bashkëshorti i Princeshës kapet mat mes femrave me bikini e “topless” (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari

KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin

Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, Los Angeles do ishte djegur

PD kërkoi rinumërim të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Marina meksikane sekuestron sasinë më të madhe të drogës në vend, kapen 42 tonë metamfetaminë në disa laboratorë

Austri, qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare pas sulmit vdekjeprurës në gjimnazin e Grazit

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Kryeministri Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta politikanit Bujar Bukoshi

Takimet bilaterale/ Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni

PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.