Personi që shihni në foto është Lefter Zhidru, 71 vjeçari i cili mesditën e sotme terrorizoi Elbasanin dhe la të plagosur dy të rinj kalimtarë, Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori i moshuar prej 2 orësh tashmë është fshehur në një banesë teksa dhjetëra forca RENEA, FNSH e SHQIPONJA janë në aksion për ta kapur.
Sakaq pritet nga momenti në moment ndërhyrja e RENEA-së, ndërkohë që ka mbërritur në vendngjarje edhe Tonin Voci, drejtor i Policisë Kriminale.
Po ashtu është ndërprerë energjia elektrike në gjithë zonën ku është vendosur perimetri i sigurisë. Pritet nga minuti në minut ndërhyrja me metoda të sofistikuara brenda banesës ku ndodhet 71 vjeçari.
Në Elbasan konfimrohet prezenca e pdo agjensie përkatëse qoftë e për ndërhyrjet, dialogun, anti-eksplozivin etj. Në operacion të angazhuar persona me pozita të larta në policinë e shtetit
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur po ashtu edhe drejtori i Policisë Ardi Veliu. 71-vjeçari për një orë rresht qëlloi me kallash drejt efektivëvë ndërsa tashmë i ka ndalur të shtënat por gjithsesi nuk është dorëzuar ende.
(M.Q/Faxweb.al)