Në banesën e 71-vjeçarit me inicialet A.M në fshatin Memaliaj i janë gjetur të kultivuara 7 bimë kanabisi. Ka nisur procedimi për të, ndërsa është shpallur në kërkim i biri, 41-vjeçari me inicialet B.M si autor i dyshuar i rastit.
Njoftimi i Policisë: DVP Gjirokastër/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Memaliaj, në oborrin e banesës së shtetasit A. M., kanë gjetur të kultivuara 7 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 71 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. M., 41 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e tij.
Discussion about this post